Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    U gjet pa ndjenja në pishinë/ Humb jetën aktorja e njohur në moshën 57-vjeçare

    Robotët vrapues ua kalojnë njerëzve në garën në Pekin

    Meloni prish marrëdhëniet me Trumpin prej Iranit e Papës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “21 Janari”/ Motra e Ziver Veizit: Berisha e pranoi vetë krimin. Pse SPAK i vonon hetimet?

    January 17, 2025
    "21 Janari"/ Motra e Ziver Veizit: Berisha e pranoi vetë krimin. Pse SPAK i vonon hetimet?

    Në një intervistë për Report.Tv Trëndafile Muhametaj, motra e Ziverit dhe Zamira Veizi, mbesa, rrëfyen disa detaje nga tragjedia e 21 janarit.

    Ato shprehën shprehën indinjatën e tyre sesi 14 vite nga ai krim shtetëror i Gardës së drejtuar nga qeveria “Berisha”, u vranë protestues të pafajshëm dhe u plagosën shumë të tjerë.

    Përgjatë intervistës ato apeluan për drejtësi ndërsa më tej këruan që SPAK të hetoj me ritme të shpejta çështjen.

    Trëndafile Muhametaj u shpreh:

    “Shohim se SPAK nuk po vepron shpejt, ngjarja tani është e zbardhur. Edhe media ka 14 vjet që i bën gjyqin masakrës, ne kërkojmë nga SPAK zbardhjen e ngjarjes së 21 Janarit, edhe sipas vendimit të Gjykatës së Lartë. Ne jemi me shpresë dhe presim se çfarë do të vendosë SPAK-u”.

    Motra e Ziverit rrëfeu edhe momentin kur mësoi lajmin e kobshëm ditën e ngjarjes, teksa apeloi për vendosjen e drejtësisë sa më shpejt dhe të mos zvarritej më kjo çështje.

    “Unë e kujtoj çdo ditë atë moment tragjik, atë tragjedi të paparashikuar. Kam kaluar në gjendje shoku atë ditë. E merrja në telefon vëllain atë ditë të protestës dhe dilte i fikur. Më dolën shokët në telefon dhe më thanë nuk jeton më se ka marrë plumb në zemër. Unë pres të bëhet drejtësi për këtë vrasje shtetërore, duam që ata njerëz që janë autorë, urdhëruesit, ekzekutorët, të marrin dënimin e merituar. Plagët tona mbeten të hapura nëse kriminelët e atij krimi nuk ndëshkohen”, u shpreh Muhametaj.

    Trëndafilja vë në dukje se Sali Berisha e ka pranuar publikisht me zë dhe figurë krimin shtetëror të 21 Janarit dhe se “donte më shumë gjak” atë ditë.

    “Nuk kemi pasur asnjë kërkesë faljeje nga pala autore. Kemi avokatin dhe gjithsesi po presim drejtësi, por hetimet janë të ngadalësuara. Çfarë kërkon SPAK, kush i kontrollonte serverat e kryeministrisë, kush i fshiu. Pse s’ia kërkojnë kryeministrit, kush ia fshiu kryeministrit serverat e kryeministrisë. Përgjegjësit janë urdhëruesit dhe zbatuesit. Kryeministri, ministri i Brendshëm dhe komandanti i Gardës. Kë të bësh përgjegjës, atë me çadër afër vëllait, që thanë se ishte pistoletë. Duam që të dënohen autorët dhe urdhëruesit e krimit shtetëror. Kryeministri tha më 21 Janar se donte më shumë gjak, “dua më shumë gjak” tha kryeministri atëherë, çfarë do më SPAK tani?”, ngre ajo pyetje dyshuese ndaj drejtësisë.

    Po nëse nuk bëhet drejtësi? Si do veprojnë familjarët e viktimave të 21 Janarit?

    “Nëse shkohet në këtë rrugë si 14 vite, atëherë do ndjekim rrugën tonë. Por na kanë thënë se provat janë të rëndësishme. Pa marrë dënimin përfundimtar vrasësit dhe urdhëruesit, plagët tona do mbeten të hapura përjetësisht. I bëjmë thirrje SPAK ta zbardhi sa më shpejt këtë ngjarje, sepse ne nuk mund të presim pafund”, përfundoi Muhametaj.

     

    21 janari Berisha e pranoi vetë krimin Motra e Ziver Veizit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    U gjet pa ndjenja në pishinë/ Humb jetën aktorja e njohur në moshën 57-vjeçare

    April 20, 2026

    Robotët vrapues ua kalojnë njerëzve në garën në Pekin

    April 20, 2026

    Meloni prish marrëdhëniet me Trumpin prej Iranit e Papës

    April 20, 2026

    Hapet Programi i Parë i Internshipeve për Kineastët e Rinj dhe Do të Ndërtohet Zona e Re e Studiove Filmike në Shqipëri

    April 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.