TIRANË-Ish-kreu i njësisë Administrative Ungej, Gëzim Kola është dënuar me pesë vite burg, për veprën penale, kultivim i lëndëve narkotike.
Kola është dënuar në mungesë, ndërkohë që është ende në kërkim.
Gëzim Kola u shpall fajtor për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim, ndërsa gjykimi ndaj tij u bë në mungese, pasi vijon të jetë në arrati. Sipas dosjes hetimore është arritur të provohet se ish-zyrtari i pushtetit është përfshire në veprimtarinë e kultivimit të drogës në zonen malore të Ungrejt. Por vendimi pritet të ankimohet në Gjykatën e Apelit nga mbrojtësi ligjor i ish-zyrtarit lokal, pasi gjatë hetimit dhe gjykimit ne vazhdimësi është mohuar përfshirja e tij në kultivimin e drogës.
Hetimi nisi pas zbulimit dhe asgjësimit të rreth 4 mijë bimëve kanabis sativa nga Forcat Speciale RENEA në qershor të vitit 2021 në zonën e Ungrejt në Lezhë./Radar.al


