Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shqetësimi i BE: Rrjetet sociale po ndikojnë negativisht në shëndetin mendor të të rinjve

    Drejt ribotimit “Sekreti i fshehur në libra” i shkrimtares së njohur Rovena Rrozhani

    Urdhër-arrest për tre ndërtues/ Hetimet për zyrtarët e IMT dhe IKMT për 2 kate mbi leje, një tjetër biznesmen detyrim paraqitje

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    A ka shanse që Beogradi të jetë organizatori i takimit mes liderëve?

    January 14, 2025

    BEOGRAD- Njerëzit në Serbi e adhurojnë presidentin rus Vladimir Putin, por edhe presidentin e ardhshëm të SHBA-së, Donald Trump- kështu që çfarë mund të jetë më logjike sesa që Serbia të jetë vendi i një takimi historik mes këtyre të dyve? Kështu ka deklaruar përafërsisht presidenti serb Aleksandar Vuçiç në televizionin Pink.

    “Ne jemi plotësisht të përgatitur për të garantuar sigurinë e të dy presidentëve”, tha Vuçiç, duke pohuar se, ndryshe nga nikoqirët e tjerë të mundshëm të takimit, Serbia nuk është as formalisht dhe as në thelb anëtare e blloqeve ushtarake të udhëhequra nga SHBA apo Rusia

    Kështu, “Serbia e vogël”, siç i pëlqen të thotë shpesh Vuçiç, mund të hyjë në lojën e madhe. Nëse Beogradi zyrtar do të arrinte realisht të takonte dy fuqitë botërore në Serbi, padyshim që do të ishte një lëvizje që do të përfitonte edhe Vuçiç.

    Shumëkush ofron shërbime

    Serbia u ofrua disi me hezituese edhe për takimin e parë, përsëri “historik” midis Trumpit dhe Putinit,pas zgjedhjes së Trumpit në mandatin e parë. Ky takim ishte paralajmëruar për më shumë se një vit dhe më në fund u zhvillua në vitin 2018 në Helsinki. Sot, Finlanda nuk vjen në konsideratë, sepse ajo është bërë anëtare e NATO-s, gati dy vjet më parë, në kulmin e agresionit rus kundër Ukrainës.

    Donald Trump do të kthehet në Shtëpinë e Bardhë me 20 janar. Ai kohët e fundit u tha gazetarëve në rezidencën e tij në Florida me gëzim se Putini donte të takohej me të, duke shtuar: “Ne tani po organizohemi”.

    Dukej pothuajse si një marrëveshje e përfunduar, por zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov frenoi çështjen duke thënë se kontaktet ishin të nevojshme dhe se ishte mirë që kishte vullnet politik për takim – por që nuk kishte ende përgatitje konkrete.

    Përveç Serbisë, edhe Zvicra deri më tani është ofruar si organizator, ndonëse jo aq me zë të lartë. Sipas gazetës lokale Temps, Zvicra i ka sinjalizuar Uashingtonit, Moskës dhe Kievit se është gati t’i presë, por se vendi nuk do të marrë zyrtarisht një nismë diplomatike.

    “Përmendet edhe Kina, e do të ketë edhe oferta nga vende të tjera”, thotë gazetari Momir Turudiç për DW. Vendi duhet të jetë simbolik dhe komod për të dy, pa tensione”. “Pra, nuk ka gjasa të jetë në Kinë, megjithëse Trumpit nuk i dihet kurrë.”

    Pse Serbia?

    Serbia, thotë Turudiq, është pothuajse i vetmi vend evropian, përveç Bjellorusisë dhe Zvicrës së lartpërmendur – ku Putini do të ishte ende i mirëpritur. Dhe në të cilën ai nuk do të kishte frikë nga arrestimi me urdhër të Gjykatës Ndërkombëtare.

    “Edhe në fillim të luftës në Ukrainë, ne arsyetuam se Serbia ishte pothuajse i vetmi territor neutral, si Casablanca, ku mund të takoheshin të gjithë. “Jo sepse Serbia nuk është as atje e as këtu, por pikërisht sepse është edhe atje edhe këtu”, shton Turudiq.

    Megjithatë, agresioni rus ka tre vjet që filloi dhe shumë gjëra kanë ndryshuar që atëherë. Vuçiç këmbënguli që të mos vendosen sanksione ndaj Rusisë, por Serbia – që është një sekret i hapur – e ka armatosur Ukrainën me pajisje me vlerë rreth një miliard euro.

    Vuçiq vazhdimisht ka theksuar se ka kohë që nuk e ka parë apo dëgjuar Putinin, por rregullisht e ka dërguar në “misione” në Moskë skifterin e tij Aleksandar Vulin, zëvendëskryeministër. Fërkimet e fundit po vazhdojnë për shkak të sanksioneve të SHBA kundër Gazprom, pronarit të shumicës së Industrisë Serbe të Naftës (NIS). Siç njoftoi Vuçiq, Serbia ka afat deri në fund të shkurtit për të dalë plotësisht nga pronësia ruse e NIS. Por Vuçiç shpreson se me kthimin e Trumpit, këto sanksione mund të hiqen.

    Trumpi i adhuruar

    Duke folur për ofertën serbe për pritje, Vuçiq theksoi se Trump nuk ka pasur asnjë mbështetje të tillë askund në botë si në Serbi. Sipas sondazheve, kjo është e vërtetë – në fakt, mbështetja në Serbi ishte më e lartë se ajo që Trump pati në SHBA. Sipas një sondazhi të Gallup nga tetori i vitit të kaluar, deri në 59 për qind e serbëve “mbështetën” Trumpin, ndërsa vetëm 29 për qind mbështetën kandidaten demokrate, Kamala Harris.

    Kjo është e vetmja mbështetje mbi 50% për Trump në të gjithë Evropën. Në Zvicër, si mikpritës i mundshëm i takimit, Trump u mbështet nga vetëm një e katërta e qytetarëve, ndërsa Harris u mbështet nga 61 për qind.

    Serbia tashmë ka bërë lëvizje duke investuar në marrëdhëniet me Trump. Para së gjithash me marrëdhëniet e mira me të besuarin e tij të ngushtë, Richard Grenell, por edhe me dhënien e hapsirës ku gjendet Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë, i bombarduar gjatë luftës në qendër të Beogradit, për dhëndrin e Trumpit, Jared Kushner, për të ndërtuar hotele dhe apartamente.

    “Qeveria serbe sigurisht nuk beson se administrata Trump do të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj Kosovës. Por beson se për çështje të tilla si pozita ekonomike e serbëve në veri të Kosovës dhe mbrojtja e monumenteve dhe objekteve fetare në Kosovë, ata mund të marrin arrijnë më shumë nën administratën Trump”, tha së fundi për DW, Vuk Vuksanoviq, një studiues në Qendrën e Beogradit për Politikat e Sigurisë.

    Kur flitet për një takim të mundshëm mes presidentëve rus dhe amerikan në Beograd, ia vlen të kujtohet edhe vizita e dështuar e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov në vitin 2022. Ai deshi të vizitonte Boegradin, por anëtarët e NATO-s, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi refuzuan të lejonin fluturimin e avionit të Lavrovit, kështu që Lavrov u detyrua të kthehet në Moskë. Megjithatë, nëse Shtëpia e Bardhë dhe Kremlini do të planifikonin një takim në nivelin më të lartë, nuk ka gjasa që ndonjë anëtar i NATO-s të pengojë fluturimin.

    Në fund, çështja është ende në sferën e teorisë dhe fantazisë së autoriteteve në Beograd: “Është e vështirë të thuash se cilat janë shanset për një takim në Serbi”, thotë gazetari Turidiq. “Nuk tingëllon e palogjikshme, e megjithatë duket e pabesueshme”./DW

    Beograd Trump
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shqetësimi i BE: Rrjetet sociale po ndikojnë negativisht në shëndetin mendor të të rinjve

    June 16, 2026

    Drejt ribotimit “Sekreti i fshehur në libra” i shkrimtares së njohur Rovena Rrozhani

    June 16, 2026

    Urdhër-arrest për tre ndërtues/ Hetimet për zyrtarët e IMT dhe IKMT për 2 kate mbi leje, një tjetër biznesmen detyrim paraqitje

    June 16, 2026

    Shqipëria proteston, burri i Spiropalit bën karshillëk me rolex-in e tij

    June 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.