TIRANË– Këngëtarja e njohur shqiptare Eneda Tarifa tashmë prej kohësh ka bërë publike lidhjen e saj me Gent Laskun. Ajo duke se po jeton ditët më të bukura të jetës së saj, teksa këtë fakt nuk nguron ta ndajë as ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Kujtojmë se prej momentit që Eneda zyrtarizoi lidhjen me Gentin, nuk fshihet më, teksa jetojnë dhe shijojnë sëbashku ditët duke dalë lirisht nëpër Tiranë pa frikën se dikush do t’i, siç ju duhej të bënin kohë më parë kur lidhja e tyre ishte e fshehtë.
Tashmë Genti e shoqëron të dashurën e tij edhe në aktivitetet muzikore që ajo ka. Sëfundmi në disa foto të siguruara nga PanoramaPlus, Genti ka qenë duke ngarë një motor dhe këngëtarja shfaqet e ulur në pjesën e pasme. Të dy të veshur sportiv dhe komod mbi motor, duket se kanë harruar të marrin me vete kaskat për t’u mbrojtur, por edhe për t’i shpëtuar ndonjë gjobe./Radar.al





