Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Drafti në Konsultim, në Kodin Penal priten nene që ndëshkojnë ashpër abuzimet me fondet e BE! Dënime deri në 16 vite burg

    Berlin/ Rama takim me Ministren e Çështjeve Ekonomike dhe Energjisë, Katherina Reiche

    Papa Leo komenton marrëveshjen SHBA-Iran: Le të shpresojmë që lufta të ketë mbaruar vërtet

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Hyn në fuqi rregullorja e re, që nga janari kreditë e shpejta duhet të jenë më “të vështira”

    January 9, 2025

    TIRANË- Që nga fillimi i muajit janar, ka hyrë në fuqi rregullorja e re “Për administrimin e rrezikut në veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka”. Rregullorja në fjalë ka vendosur për herë të parë disa kritere të detajuara, duke përfshirë edhe tregues sasiorë, në praktikat e administrimit të rrezikut në huadhënien konsumatore nga institucionet financiare jobanka. Një institucion financiar jobankë nuk do të lejohet të japë në të njëjtën kohë më shumë se dy kredi konsumatore për të njëjtin huamarrës.

    Gjithashtu, është përcaktuar edhe një nivel tavan në raportin e shërbimit të borxhit kundrejt të ardhurave (DSTI), që do të llogaritet si vlera e totalit të kësteve mujore të kredive ekzistuese, duke përfshirë edhe kredinë për të cilën po aplikohet, të pjesëtuar me të ardhurat neto të të gjithë bashkëkredimarrësve.

    Vlera e raportit të shërbimit të borxhit kundrejt të ardhurave nuk duhet të tejkalojë vlerën prej 60%. Kjo vlerë mund të jetë më e lartë vetëm në rastet kur kredimarrësi ka evidenca të mjaftueshme dhe të provuara se niveli më i lartë i raportit DSTI nuk cenon shpenzimet e zakonshme të jetesës dhe rrjedhimisht pagesën e detyrimeve të kredisë. Në çdo rast, të ardhurat neto pas shërbimit të borxhit nuk duhet të jenë më të vogla se shpenzimet e arsyeshme të jetesës së kredimarrësve.

    Institucionet financiare të mikrokredisë duhet të hartojnë procedura të brendshme mbi llogaritjen e raportit të shërbimit të borxhit kundrejt të ardhurave, si edhe të përcaktojnë kërkesa më të kufizuara përsa lidhet me nivelin e treguesit për kredimarrësit me të ardhura të parregullta ose të luhatshme, apo për kredimarrësit monedha e të ardhurave të të cilëve është e ndryshme nga monedha e kredisë.

    Rregullorja e re gjithashtu përcakton se institucioni financiar, përpara se të lidhë një kontratë kredie dhe gjatë procesit të monitorimit të kredisë në kohëzgjatjen e saj, duhet të vlerësojë aftësinë paguese dhe profilin e rrezikut të kredimarrësit, bazuar në të dhëna të mjaftueshme, të sakta dhe të përditësuara.

    Institucioni financiar duhet të sigurojë të dhëna dhe informacione të nevojshme të ofruara nga vetë kredimarrësi dhe nga burime të tjera të arsyeshme të brendshme ose të jashtme të subjektit, që mund të ndikojnë aftësinë paguese të kredimarrësit, në veçanti qëndrueshmërinë e të ardhurave, historikun e pagesave, probabilitetin e ndryshimit të të ardhurave (rritjen ose rënien), si dhe të gjitha detyrimet e tjera financiare.

    Në veçanti, subjekti duhet të kryejë verifikime të arsyeshme dhe të ndërmarrë hapa të nevojshme për të verifikuar informacionin në lidhje me burimin e aftësisë paguese, në rastet e kredimarrësve që janë të vetëpunësuar ose kanë të ardhura sezonale ose të ardhura të tjera të parregullta.

    Huadhënësi duhet gjithashtu të shmangë nxitjen e vështirësive të panevojshme financiare dhe të krijimit të situatës së mbiborxhit të kredimarrësit. Institucioni financiar duhet të përcaktojë në procedurat e brendshme, informacionin që do të përdoret për vlerësimin e aftësisë paguese të kredimarrësit, në varësi të shumës, llojit të kredisë dhe burimit të të ardhurave.

    Informacioni përfshin të dhëna ose dokumente të nevojshme dhe të përshtatshme lidhur me të paktën punësimin, kushtet financiare dhe qëndrueshmërinë e të ardhurave; burimet e ripagimit të kredisë; angazhimet financiare dhe shpenzimet për përmbushjen e tyre, etj.

    Kufizime të tjera eksplicite të parashikuara në rregullore janë që institucionet financiare jobanka nuk mund të lidhin kontrata të kredisë konsumatore me persona nën moshën 18 vjeç; nuk mund të lidhin kontrata të kredisë konsumatore me persona të cilësuar me aftësi të kufizuara, ose me persona të cilët marrin vendime nën asistencën e një personi tjetër; nuk mund të lidhin kontrata të kredisë konsumatore gjatë fashës orare 22:00 deri në 07:00; etj./MONITOR

    kreditë e shpejta Rregullorja e re
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Drafti në Konsultim, në Kodin Penal priten nene që ndëshkojnë ashpër abuzimet me fondet e BE! Dënime deri në 16 vite burg

    June 17, 2026

    Berlin/ Rama takim me Ministren e Çështjeve Ekonomike dhe Energjisë, Katherina Reiche

    June 17, 2026

    Papa Leo komenton marrëveshjen SHBA-Iran: Le të shpresojmë që lufta të ketë mbaruar vërtet

    June 17, 2026

    Inceneratori i Elbasanit përfshihet nga flakët, re të dendura tymi mbulojnë zonën

    June 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.