Një ngjarje tragjike ka ndodhur së fundmi në Londër ku një 14-vjeçar është vrarë me thikë brenda autobusit.
Autoritetet vendase bëjnë me dije se adoleshenti ndërroi jetë pak kohë pasi mjekët nga Shërbimi i Ambulancës së Londrës dhe ambulancës ajrore mbërritën në vendngjarje.
Deri tani nuk është bërë asnjë arrestim në lidhje me rastin por policia ka vendosur një posto-bllok dhe ka bllokuar disa rrugë.
Një zëdhënës i Shërbimit të Ambulancës së Londrës zbuloi detajet e ngjarjes së rëndë:
“Ne dërguam disa mjekë në vendngjarje, duke përfshirë një ekuipazh ambulance, një ndihmës mjek dhe një oficer të reagimit ndaj incidenteve. Ne gjithashtu dërguam ambulancën ajrore të Londrës. Por për fat të keq me gjithë përpjekjet e ekuipazheve tona, adoleshent ndërroi jetë në vendngjarje”.


