Rritja e rasteve me virusin metapneumovirus (HMPV) në Kinë ka ngjallur frikë për përhapjen e këtij virusi edhe në vende të tjera.
Por mjeku Ilir Alimehmeti, thotë se ky “virus ndodhet kudo, por është i vështirë për t’u identifikuar nga ana laboratorike”.
Po çfarë ka ndodhur në Kinë, sipas Alimehmetit?
“Informacionet nga Kina janë gjithmonë të pjesshme, të vonuara, të mbuluara, të pasigurta. Pamjet janë në pikëpyetje a janë tani apo në një moment tjetër. Ky virus prek përgjithësisht fëmijët e vegjël apo moshat tejet të mëdha, kemi parë në pamje vetëm të rritur. Madje kemi parë mosha aktive, jo fëmijë. Por ajo që dijmë të sigurt për Kinën është se mbajti 3 vjet karantinë. Imagjino 3 vjet mbyllur një popullatë aq e madhe sa e Kinës, aty ku kanë qarkulluar lloj-lloj virusesh, që tani janë në aktivitet në maksimum. Kur ne u mbyllëm, u zhduk gripi. Mbani mend që s’kishte grip?! 1 vit në Shqipëri s’kishte grip fare, por vitin mbrapa menjëherë erdhën viruset e tilla”, u shpreh ai për tv Klan.

