Reperi i njohur Stresi, apo siç është emri i tij i vërtetë Arkimed Lushaj, reagoi ashpër në një postim në rrjetet sociale pasi mësoi se në Big Brother Vip Albania konkurenti Bernardi pranoi orientimin e tij seksual si homoseksual.
“Ky Komunitet po ndihmon ne prishjen e moralit shoëror dhe familjar”, shprehej ndër të tjera Stresi, reagimin e plotë të të cilit e lexoni dhe këtu.
Sot, i ftuar në TAR, ai u shpreh: Këta njerëz flasin kundër urrejtjes, kur urrejnë familjen e vet. E urrejnë sepse nuk janë askush që të zhdukin fjalën ‘nënë’ e ‘bab’. Këta po e zhdukin.
Këto specie të tilla, nuk e di si marrin guximin të bëjnë deklarata të tilla në një reality show. Kam më shumë respekt për ata që janë diskret, by*****… Kam shumë arsye të forta pse jam kundër atyre dhe do jem gjithmonë.
Kam të drejtën të mendoj dhe kam dyshimet e mia, që këta paguhen nga një organizatë e madhe që të përhapin këtë frymë në reality show. Xheni Karaj paguhet patjetër. Kam mendimet e mia, qofshin të gabuara apo jo. Këta prishin vlerat e familjes.
Është sfidë e madhe të flasësh kundër tyre. Por ne si popull kemi sfida më të mëdha. Jam këtu për të folur kush ka fëmijë që do t’i rrisë e t’i edukojë, duhet të ngrejë zërin se fëmija i tyre mund të rritet e të bëhet pjesë e këtyre komuniteteve.
Se çfarë bëjnë ata me prapanicat e veta nuk është puna ime. Unë jam këtu për të treguar replikat dhe kritikat e mia, dhe mendimin tim shumë të fortë. Këta kanë luajtur me simbolet tona kombëtare. Dhe ky është gabim i madh. Janë vlera antikombëtare. I bie që nuk e duan Shqipërinë.


