Detaje të reja kanë dalë në pah nga sulmi i ndodhur në prag të Krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë. Mediat e huaja bëjnë me dije se së fundmi bilanci i sulmit terrorist i ndodhur në 20 dhjetor 2024, së fundmi ka qenë në rritje.
Fatkeqësisht mësohet se një grua humbi jetën, pas plagëve që mori nga automjeti që mori para turmën e njerëzve. Për rrjedhojë numri i viktima arrin kështu në 6.
Kujtojmë se autori i sulmit, një mjek Saudit 50-vjeçar, futi makinën me shpejtësi në turmë, duke lënë të vrarë 5 persona dhe duke plagosur 299 të tjerë. Për rrjedhojë të ngjarjes, policia e arrestoi pikërisht në atë moment.
Motivet e sulmit mbeten ende të paqarta dhe autoritetet akoma nuk kanë një pistë konkrete.


