Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Aksident në hyrje të Sarandës, plagoset një 40-vjeçar

    Të shtëna pranë universitetit në SHBA, tre studentë të plagosur

    Kriza SHBA–Iran thellohet, Teherani kërcënon të bojkotojë negociatat

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Dritat Polare/ 2025 nisi me spektaklin e magjishëm qiellor

    January 6, 2025

    SUEDI– Në disa rajone në ditët e para të 2025 janë shfaqur dritat e magjishme polare, Aurora Borealis. Qielli në vendet veriore është ndriçuar me një spektakël dritash të mahnitshme natyrore.

    Atmosferë mistike

    Qielli mbi Alaskë, më saktë mbi liqenin Eklunta Lake u ndriçua në fillim të vitit në të gjelbër e të kuqërremtë. Kësisoj këtu natyra ndezi fishekzjarrët e saj me ndihmën e Diellit dhe fushës magnetike të atmosferës së Tokës.

    Erërat diellore krijojnë dritat mahnitëse në atmosferë

    Në Anchorage të Alaskës dritat polare ndriçojnë mbi çatitë e shtëpive dhe pemëve përreth. Dritat polare krijohen kur grimcat diellore të ngarkuara me energji prekin atmosferën e Tokës. Këto grimca tërhiqen nga fusha magnetike e atmosferës në Tokë dhe nga kontakti me molekulat e gazit ato ndizen duke krijuar ndriçuar.

    Një dukuri e rrallë në Europë

    Dritat polare shfaqen kryesisht në zonën e rrethit magnetik të poleve, në të ashtuquajturën unaza Aurora. Vendet ku ato mund të shihen më së shumti janë Norvegjia, Islanda, Suedia, Finlanda dhe Alaska. Por edhe në Angli e në Cumbria mund të shihet Aurora Borealis. Edhe në Gjermani mund të shfaqen ndonjëherë drita polare, por kjo ndodh shumë rrallë.

    Ngjyrat dhe domethënia e tyre

    Drita polare ngjyrë vjollcë dhe jeshile mbi Anchorage. Ngjyrat e dritave polare varen nga lloji i gazrave në atmosferë që ato takojnë. Jeshila është ngjyra më e përhapur që krijohet nga molekulat e oksigjenit në lartësinë mbi 100km. Ndërsa drita e kuqe krijohet nga molekulat e oksigjenit në lartësinë 300km. E kaltra dhe ngjyra vjollcë krijohen prej molekulave të hidrogjenit.

    Dritat siberiane

    Edhe në Siberi viti i ri u prit me drita shumëngjyrëshe polare. Ky imazh është fiksuar mbi hapësirën e qytetit Krasnojarsk. Edhe planetët e tjerë si Jupiteri dhe Saturni me atmosferë dhe fushë magnetike shfaqin drita polare, por atje këto drita janë shumë më intensive se në Tokë.

    Dritat polare dhe mitologjia

    Shfaqja e dritave polare ka krijuar shumë mite në kulturën nordike. Ndërsa vikingët i festonin ato duke i konsideruar si një shenjë të zotërve të tyre, popuj të tjerë nordikë frikësoheshin. Si rrjedhojë ata krijonin mite duke hamëndësuar se prej dritave polare vjen rreziku dhe në shenjë mbrojtjeje bëheshin supersticiozë./DW

    Norvegji Siberi Suedi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Aksident në hyrje të Sarandës, plagoset një 40-vjeçar

    April 19, 2026

    Të shtëna pranë universitetit në SHBA, tre studentë të plagosur

    April 19, 2026

    Kriza SHBA–Iran thellohet, Teherani kërcënon të bojkotojë negociatat

    April 19, 2026

    Spanja kërkon pezullimin e marrëveshjes BE–Izrael, Sánchez: Shkeljet nuk mund të tolerohen

    April 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.