Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në një deklaratë nga Korça ka deklaruar se fitorja e opozitës më 11 maj do të jetë spektakolare.
“Ne vijmë në këtë takim pas një seance të zgjeruar me strukturat tona të Qarkut të Korcës, dhe po ashtu, kemi theksuar se viti 2025, si një vit zgjedhor, do të sjellë ndryshimin e shumëpritur jo vetëm për banorët e Qarkut të Korcës, por për të gjithë Shqipërinë. Partia e Lirisë ka ndezur motorët, strukturat janë të angazhuara, dhe jam i bindur se fitorja në 11 maj do të jetë spektakolare në gjithë Shqipërinë”.
Pyetje: Ju përmendët një rezultat spektakolar, sa mandate synoni në Qarkun e Korcës?
Përgjigje: Nuk është çështje numri, por fryme. Jam i bindur se rezultatet që Partia e Lirisë do të arrijë në 11 maj do të jenë të paparë më parë. Objektivi është minimumi 3 deputetë nga Qarku i Korcës dhe 1 deputet nga Qarku i Korcës për Tiranën.
Pyetje: Pa Presidentin e Partisë, mendoni se realisht mund të shkoni deri këtu sap o deklaroni?
Përgjigje: Izolimi ekstrem i Presidentit të Partisë së Lirisë sigurisht që nuk është një ngjarje e cila mund të cilësohet si një ngjarje normale, është një ngjarjë e cila në vetvete nuk është asgjë tjetër vecse një agresion i pa shembullt, i paparë, i Narkoregjimit ndaj Partisë së Lirisë, sepse izolimi ekstrem pa fakte dhe pa prova penale e Presidentit Meta, goditjet që i janë bërë drejtuesve kryesorë të Opozitës edhe falë një Strukture kriminale që po bën cdo përpjekje për ti garantuar Edi Ramës edhe një mandate tjetër 4 vjecar në kurriz të shqiptarëve dhe në këmbim të një mandate të përjetshëm për drejtuesin aktual të SPAK-ut, Altin Dumani, që nuk është asgjë tjetër vecse një mercenar dhe një vegël qorre në shërbim të plotë të Edi Ramës e bën maloren për Opozitën jo të lehtë, por ne jemi besim plotë në angazhimin e strukturave tona, në angazhimin e të gjithë Opozitës në tërësi, e cola po dëshmon se ka filluar një proces riorganizimi shumë efektiv dhe jam i bindur se pavarësisht sfidave jo të lehta, objektivat e Opozitës së bashkuar do të jenë plotësisht të arritshme dhe se fitorja në 11 Maj do ti përkasi Opozitës së bashkuar. Për këtë të jeni të sigurtë.


