Ditën e sotme Gjykata e Beogradit dënoi me 14.5 vjet burg babain dhe tre vjet nënën e një adoleshenti I cili u mori jetën nëntë nxënësve dhe rojes së sigurisë në një shkollë fillore në vitin 2023.
Autori i vrasjes, asokohe një 14-vjeçar, rikutojtojmë se hyri në shkollën e tij më 3 maj 2023 i armatosur me një pistoletë që ia kishte marrë babait të tij.
Referuar ligjit serb, mosha e tij e bën të pandërgjegjshëm penalisht.
Për pasojë në gjykatë dëshmuan prindërit e tij.
“I pandehuri (babai i autorit) Vladimir Ketsmanovich dënohet me 14 vjet e gjashtë muaj burg për kryerjen e këtyre veprave penale: dëmtim i rëndë i sigurisë publike dhe neglizhencë dhe keqtrajtim të të miturit. E akuzuara (nëna) Miliana Kecsmanoviq dënohet me tre vjet burg për pakujdesi dhe keqtrajtim ndaj të miturit”, njoftoi gjykata.
Vendimi i shkallës së parë u bë publik ndonëse gjykimi që zgjati 11 muaj u mbajt me dyer të mbyllura me urdhër të gjykatës.
Prokurori i kërkoi gjykatës vendosjen e masës maksimale të dënimit me ligj për babain. Ai kishte kërkuar 12 vjet burg për Vladimir Ketsmanoviç për “vepër të rëndë penale kundër sigurisë publike” dhe tre vjet për veprën “neglizhim dhe keqtrajtim të të miturit”.
Tragjedia në Beograd shkaktoi asokohe protesta antiqeveritare me dhjetëra mijëra njerëz që dolën në rrugë duke kërkuar shkarkimin e zyrtarëve për t’i dhënë fund glorifikimit të dhunës dhe kulturës mafioze nëpër rrjet.


