Drejtori i Policisë Rrugore të Tiranës, Altin Qato ka bërë një paralajmërim të fortë lidhur me përdorimin e telefonit gjatë drejtimit të automjetit.
Ai tha se ky është një prej shkaqeve kryesore të aksidenteve rrugore, teksa zbuloi se vitin e ardhshëm Policia Rrugore do të ashpërsojë masat për këtë shkelje.
“Në 2025 mendojmë t’i japim prioritet goditjes së përdorimit të telefonit në drejtimin e mjetit. Është shkaku kryesor i aksidentit jo vetëm në vendin tonë, por edhe në rajon. Kjo është ajo pse kemi një shtim të aksidenteve të lehta. Ka dy momente reagimi, reagimi i drejtuesit të mjetit 1.5 sekonda dhe frenimi do distancë 60 m për 100 km/h. Dhe kur je me telefon në dorë vonohet reagimi i mjetit ndaj një situate”, tha Qato në News24.


