Në konferencën e fundvitit me gazetarët, kryeministri Edi Rama teksa u pyet për kundërshtarin më të fortë të PS, u shpreh se në zgjedhjet e 11 majit duhet të luftohet për vendin e dytë.
Edi Rama: Asnjë alternativë, nuk është rrezik. Është një mundësi. Zgjedhjet janë si kundërshtar. Kundërshtari më i madh i Partisë Socialiste, është PS. Këtu luftohet për vendin e dytë, për një arsye shumë të thjeshtë. PS është e vetmja forcë popullore. Të tjerat nuk janë forca popullore. Është punuar shumë dhe punohet shumë që të jetë kjo. Si mundet kjo parti? Por lufta për vendin e dytë.


