Cristiano Ronaldo dhe familja e tij kanë kaluar Krishtlindjet në Lapland të Finladës, vendi i cili njihet si shtëpia zyrtare e Santa Claus.
Ata kishin prenotuar një vilë ku kanë shijuar pamjet mahnitëse të vendit të mbuluar nga dëbora.
Dyshja kanë publikuar foto në Instagram ku duken të veshur njësoj me pizhame për natën e Krishtlindjes.
Për vizitë u erdhi edhe babagjyshi i festave, që u dhuroi fëmijëve të tyre dhurata.
“Pjesa më e rëndësishme e Krishtlindjeve”, shkroi Ronaldo në postimin e tij.
Më pas ata shijuan dritat magjike të aurora borealis.
Lapland njihet si shtëpia “zyrtare” e Santa Claus. Qyteti i Rovaniemit shpesh konsiderohet si fshati i Santa Claus, duke tërhequr turistë nga e gjithë bota, veçanërisht gjatë sezonit të Krishtlindjeve.
View this post on Instagram
View this post on Instagram


