Helena Halili, pedagoge komunikimi duke folur mbi banorët e “Big Brother VIP 4” dhe situatat e ndodhura së fundmi në shtëpi, komentoi edhe situatën e ndodhur mes Valbona Mhillit dhe G-Banit.
Ajo tha se “ngacmimet seksuale nuk janë të reja, që sapo lindën. Kanë ndodhur gjithmonë. Por jehona është më e madhe kur bëhet fjalë për një format si Big Brother VIP. Njerëzit mund ta interpretojmë në mënyra të ndryshme. Në rast izolimi, situata është e ndryshme nga kur je në distancë. Menyra e të shprehurit të G-Banit ishte e mbartur dhe e vendosur në BBV. Nuk ishte një gjuhë estetike që preferojmë ta dëgjojmë kur i komplimentohet fiziku i një vajze. Ishte një rrëshkiptje e pamenduar”.
E pyetur nga moderatorët e Top Albania Radio a ishte ky rast një ngacmim seksual, ajo tha:
“Ishte ngacmim seksual publik. Lidhet me urinë seksuale, format fizike të një vajze”.
Po kundërpërgjigjen e Valbonës si e komenton?
“Ishte një diskutim i pamenduar. Përpiqen t’i agravojnë shumë situatat. Princeshat mbi bizele nuk i kam dashur kurrë, sikur nuk është ngacmuar asnjëherë. Ai shprehu një mungesë. Por nuk mund të thuash që ‘unë kam këtë veshje dhe ti nuk mund të më ngacmosh’”.


