Profesoresha Margarita Ifti, thotë se numri i rasteve të diagnostikuar me kancer në botë po vjen duke u rritur dhe në vitin 2040 pritet të arrijnë 30 milionë të prekur.
Sipas saj, një zgjidhje ka të bëjë me imunoterapinë e personalizuar, e cila do të aplikohet nga janari i vitit 2025 dhe do të jetë falas në spitalet ruse.
Fizikania thekson se janë disa vende që po punojnë në lidhje me imunoterapitë.
“Hapi i fundit në fushën e progresit, se përveç 3 mënyra; kirurgjia, radiologjia dhe kimioterapia flitet gjithmonë e më tepër për imunoterapinë. Kjo është e personalizuar, ndahen në dy grupe. Sistemet shëndetësore që ofrohen falas nga shteti në Britani. Në Indi ka një vit e gjysmë që përdoret imunoterapi për kancerin e mitrës, por e lanë deri aty. Në Francë bëhen përpjekje për imunoterapi të personalizuar se ajo ofrohet falas nga shteti. Në SHBA janë kompanitë farmaceutike që tentojnë të gjejnë një imunoterapi jo të personalizuar, por për një kancer të dhënë. Melanoma në rastin konkret, por kjo është detyrë shumë e vështirë. Imunoterapi e personalizuar është terapi për një kancer që ka një pacient. Ky ishte lajmi që na erdhi nga Rusia dhe do të aplikohet në 1 janar 2025 në spitalet ruse”, tha ajo në A2 CNN.
Nga testet e deritanishme, doktoresha tha se kjo vaksinë ka patur sukses. Sipas saj kjo imunoterapi pastron edhe metastazat dhe nuk lejon përhapjen në organet e tjera.
“Për çdo pacient merret monstra dhe në fund pas disa ditësh në institutin e onkologjisë shkon flakoni i vaksinës që është për atë pacient. Dhe kjo shtetit rus i kushton 3 mijë dollarë. Kjo terapi pritet ta shërojë por jo ta parandalojë. Përdoret krahas tyre; kirurgjia, radiologjia dhe kimioterapia. Në bazë të rezultateve është vënë re që në rastet me malinje të zorrës së trashë që është më vdekjeprurësi, është vrojtuar reduktimi me 75% kjo në fazën e tretë të fazës klinike. Deri tani në kombinim të teknikave prezentë dhe kjo imunoterapi pastron edhe metastazat dhe nuk lejon përhapjen në organet e tjera. Ndaj këtij lloj kanceri je imun përjetë. Kjo kuron dhe të bën imun”.


