TIRANË– Olsa Muhameti që prej momentit kur humbi nënën, ka postuar vazhdimisht lidhur me të.
Ajo në InstaStoryn e fundit ka kujtuar se nëna e saj e ndjerë ka një muaj që është ndarë nga jeta.
Olsa ka publikuar një foto në ashensor, e veshur me të zeza, ku shpreh dhimbjen për mungesën e nënës së saj.
“Kthimi në shtëpi s’është më njësoj. Mungesa jote dhemb, o ma. 1 muaj pa ty sot, o ma.”-shkruan ajo, duke përcjellë emocionet e forta që po përjeton pas humbjes së rëndësishme në jetën e saj./Radar.al



