Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Kishim planifikuar një dasmë madhështore”/ Juela Nikolli rrëfen momentet e vështira të vdekjes së të fejuarit

    Detaje të reja nga tragjedia në Itali, shqiptari në orarin e punës mori çengelin dhe…

    Shqiptari e përplasi me makinë, ndërron jetë pas një jave në spital pensionisti italian

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Kushtetuesja ‘rrëzon’ familjarët e Arben Ahmetajt, kërkonin t’u ktheheshin sendet e sekuestruara

    December 25, 2024
    Seanca ndaj “Tigrit”/ Çfarë vendosi Gjykata për Ahmetajn?

    Gjykata kushtetuese nuk e ka kaluar në seancë plenare ankesën e katër shtetasve që janë lidhje familjare e ish funksionarit Arben Ahmetaj, të cilëve SPAK ju ka sekuestruar telefona, USB çelësa makinash dhe pajisje kompjuterikë.

    Në vendimin e zbardhur që Top Channel disponon gjyqtarët kushtetues e konsiderojnë haptazi të pabazuar kërkesën e Brunilda Menes, motra e ish zëvendës kryeministrit, të Flamur dhe Teuta Hoxhës dhe Eljona Hoxhës përkatësisht prindërit e bashkëjetueses së Ahmetaj dhe kunatës së saj.

    Gjyqtarët kushtetues thonë në vendimin që TCH disponon se prokurorët kanë disponuar me vendime për sekuestrimin e sendeve midis tyre aparatë telefonikë mbështetur në arsyetimin se aty mund të gjejnë të dhëna të rëndësishme për hetimin.

    Për sekuestrimin e telefonit të kunatës së bashkëjetueses së Ahmetaj thotë më tej kushtetuesja është argumentuar se ajo është autorizuar nga personi nën hetim për të kryer transaksione bankare në emër të tij, ndaj ekziston dyshimi për transferimin e parave në destinacione të ndryshme.

    Të katër shtetasit kërkuan shpalljen si antikushtetues të këtyre sekuestrove mbasi shteruan të gjitha shkallët e gjykatave.

    Gjykata kushtetuese shton në vendim se prokuroria dhe gjykatat kanë dhënë argumente të mjaftueshme dhe bindëse se përse janë sekuestruar sendet, një pjesë e të cilave pas përfundimit të akt ekspertimit do tu kthehen pronarëve ndërsa për pjesën tjetër do tu verifikohet burimi, në kushtet kur vepra që po hetohet është ajo e pastrimit të parave.

    Teksa Arben Ahmetaj është vënë nën hetim nga SPAK edhe më herët i gjykata kushtetuese është vënë në lëvizje edhe më herët me padi ku kundërshtohen veprimet hetimore si kontrollet në banesa dhe sekuestrimi i një vile në Palasë, kërkesa që janë rrëzuar nga gjyqtarët kushtetues.

    ARBEN AHMETAJ Gjykata Kushtetuese
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Kishim planifikuar një dasmë madhështore”/ Juela Nikolli rrëfen momentet e vështira të vdekjes së të fejuarit

    April 18, 2026

    Detaje të reja nga tragjedia në Itali, shqiptari në orarin e punës mori çengelin dhe…

    April 18, 2026

    Shqiptari e përplasi me makinë, ndërron jetë pas një jave në spital pensionisti italian

    April 18, 2026

    Ky është spraji që efektivët hodhën për shpërndarjen e protestuesve të PD, përdoret prej dekadash nga policia

    April 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.