Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shpërthimi në Tepelenë, dy shokë të plagosur, lënda plasëse pranë banesës së njërit prej tyre

    Britania e Madhe ndalon duhanin për brezin e ri: Ligji historik synon një “gjeneratë pa cigare”

    Vra*je e trefishtë në Podgoricë/ Dy vëllezër shqiptarë mes viktimave, policia në kërkim të autorit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Deklarata e fortë e Artan Fugës: Ky virus ka lënë pasoja të rënda në shëndetin mendor të brezit 3-24 vjeç. Gati ta provoj

    December 24, 2024

    Akademiku i njohur Artan Fuga ka ngritur alarmin dhe shqetësimin lidhur me pasojat e pandemisë së koronavirusit tek brezi i 23 vjeçarëve e më të vegjël se kaq.

    Në një shkrim në rrjetet sociale Fuga i ndan pasojat e pandemisë nga shëndetësore tek psikologjike.

    “Ajo që di me siguri maksimale është se Covidi ka lënë pasoja të rënda në shëndetin mendor të brezit nga tre deri njezetetre vjeç. Kjo është e sigurt“, thekson ai dhe bën thirrje për marrje masash nga institucionet përkatëse.

    Nga Artan Fuga

    Covidi, shkolla, kultura e kombit

    Fatmirësisht pandemia e Covidit 19 sikurse erdhi u largua. Ose kujtuam se pasojat e saj janë larguar.

    Unë nuk jam mjek. Nuk di se çfarë pasojash ka lënë Covidi mbi shëndetin e njerëzve, sa vaksina ka ndihmuar të përballohet, apo ka shkaktuar pasoja mbi shëndetin tonë.

    Nuk di dhe nuk flas, pavarësisht se shumë njerëz ankohen për simptoma që nuk i kanë pasur më parë.
    Por, kjo nuk do të thotë se i kanë pasur nga Covidi. Mund të mos kesh qenë sëmurë dhe sëmuresh. Gjithmonë ka njëherë të parë. Pse nuk ka ndodhur nuk do të thotë se nuk do të ndodhë.

    Ajo që di me siguri maksimale është se Covidi ka lënë pasoja të rënda në shëndetin mendor të brezit nga tre deri njezetetre vjeç. Kjo është e sigurt.

    Arsyeja është e thjeshtë. U ndërpre shkolla për dy a tre vjet dhe funksionoi keq edhe më shumë.
    Kisha kujtuar se universitarët kishin paguar çmimin e rëndë. Por, kur shoh se çfarë ka ndodhur me ata që dikur kanë qenë nga dhjetë ose trembëdhjetë vjeç dhe si manifestojnë simptoma të rënda në aftësitë konjitive, në kulturë, në formimin logjik, në strukturimin e informacionit, lemerisem.

    Pasoja qenkan afatgjatë.
    Unë jam gati t’i provoj para çdo komisioni ose hetuesi.
    Apo edhe gjykate popullore.

    Disa nga këto pasoja janë:
    1. Humbja e memorjes për gjëra që duhet të kenë qenë të mësuara.
    2. Krijimi i hapësirave pa njohuri, të zeza, ose të bardha krejt.
    3. Krijimi i shkëputjeve logjike në arsyetim dhe midis sistemeve të ndryshme të njohurive.
    4. Moskuptimi i informacionit të parë dhe eventualisht lezione neurologjike konjitive që dëmtojnë aftësinë për të arsyetuar.
    5. Dobësim i aftësive të abstraksionit sidomos në arsyetimet deduktivo-logjiko-matematikore, etj.

    Këto kanë ardhur si nga dëmtimi i funksionit të shkollës, si nga tronditja psikologjike e ardhur nga izolimi, si nga mosndjekja e nxënësve nga mësuesit në mënyrë të rregullt, si nga ulja e kërkesave në kushte panbdemie, etj.

    Kjo do të thotë që efekteve e drejtpërdrejta të Covidit 19 do të vazhdojnë së paku për 20 – 25 vjet, dhe meqë këta do të edukojnë ata që vijnë, brezin tjetër, do të thotë se pasojat afatgjata do të vazhdojnë edhe 20 – 25 vjet të tjera, duke shpresuar për një rikuperim të plotë në 50 – 70 vite.

    Thënë kjo del se pasojat e Covid 19 mbi kulturën, nivelin arsimor, shkollën aftësinë racionale të kombit do të zgjasin sa ky shekull, pra do të jenë karakteristika kulturore dhe e aftësive mendore kombëtare e shekullit 21.

    Kësaj nuk ke ç’i bën, por për ta lehtësuar dhe masat që duhen marrë për shërimin e shëndetit mendor kombëtar ka nevojë për strategji.

    Shpresoj që ky alarm të kuptohet dhe të interesohen se çfarë duhet bërë.

    Mos kujtoni se resultatet e testit të Pisas, largimi nga shkolla, rezultatet e ulëta, veç punës së dobët dhe shumë të dobët të shkollës, nuk kanë lidhje edhe me pasojat afatgjata të lëna nga pandemia e Covidit.

    E kanë gabim të rëndë ata drejtues, politikanë, menaxherë publikë që kujtojnë se pasojat e Covidit janë vetëm mbi shëndetin fizik, apo se pasojat e pandemisë kaluan.

    Gabojnë rëndë.

    artan fuga humbje e memories pasojat e covid
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shpërthimi në Tepelenë, dy shokë të plagosur, lënda plasëse pranë banesës së njërit prej tyre

    April 21, 2026

    Britania e Madhe ndalon duhanin për brezin e ri: Ligji historik synon një “gjeneratë pa cigare”

    April 21, 2026

    Vra*je e trefishtë në Podgoricë/ Dy vëllezër shqiptarë mes viktimave, policia në kërkim të autorit

    April 21, 2026

    “Jeta ikën shpejt”, Rama sjell mesazhin e Aleksandrit të Madh për jetën dhe vdekjen

    April 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.