TIRANË– Kaloi një vit dhe shpesh na duket se fluturoi koha sa hap e mbyll sytë, por gëzohuni. Këto ditë janë perfekte për t’u argëtuar dhe për të ngrënë ushqimet e preferuara, megjithatë kini kujdes sepse nuk duhet ta teproni.
Sot në këtë artikull Radar.al ju sjell disa këshilla për të pasur Krishtlindjet të shëndetshme.
Filmat janë të bukur, por s’duhet të rrini gjithë ditën në divanpër t’i parë ato. Flisni me familjen dhe dilni, shijoni atmosferën jashtë mureve të shtëpisë. Bëni një xhiro me biçikletë, merruni me aktivitete, bashkë me fëmijët, gëzojuni festës.
Sigurisht që s’duhet ta teproni me alkoolin. Me të vërtetë janë ditë gëzimi, por kjo nuk do të thotë që të kalojmë masën! Gjithastu edhe ushqimi i tepët ju dëmton. Hani me kujdes, pak nga të gjitha, pa teprim. Hani një vakt normal, bëni 20 minuta pushim, nëse prapë keni uri hani diçka të vogël.
Mos u stresoni, kjo është koha më e bukur e vitit. Mos e vrisni mendjen për gatimin, pazarin, pastrimin. Organizoni gjithçka me një listë të mirëstrukturuar pa stress, me humor dhe me dëshirën e mirë./Radar.al


