Deputeti Agron Gjekmarkaj ka treguar për kreun e PD Sali Berisha në spital ku ndodhet i shtruar pasi gjatë protestës humbi ndienjat, se është dhunuar nga efektivët.
Lajm i fundit/ Agron Gjekmarkaj u dhunua nga efektivët dhe humbi ndienjat? Reagon Policia e Tiranës
“Isha i mbështetur te një makinë, u thashë jam nënkryetari i Parlamentit, jam profesor në Universitet. Më shtynë, as më shikonin në sy kështu…Me përbuzje! Më ushtruan presion në gjoks dhe mbeta pa frymë.”
Gjekmarkaj do të qëndrojë sonte nën monitorim në Spitalin e Traumës.
Kujtojmë se incidenti u shënua gjatë protestës së opozitës. Policia e Tiranës reagoi dhe e mohoi që efektivët të kenë ushtruar dhunë ndaj nënkryetarit të PD e njëkohësisht Parlamentit, Agron Gjekmarkaj.
View this post on Instagram


