Partia Demokratike ka nisur në orën 17.00 të 23 dhjetorit mosbindjen civile në Tiranë. Por në zonën e Pallatit me Shigjeta ka pasur tensione mes qytetarëve që kanë dashur rrugë të lira për të kaluar dhe për të vijuar në destinacionet e tyre.
Një nga qytetarët, një zonjë me fëmijën e sëmurë në makinë tha se ishte për në spital dhe kërkoi me ngulm të hapej rruga: “Thuaj të hapin rrugën ore jam për spital kam fëmijën sëmurë. të dhjefsha protestën e kush e ka bërë këtë popull”, tha ajo.
Mbështetësit e opozitës janë shpërndarë në 5 nyjet kryesore rrugore të kryeqytetit duke paralizuar qarkullimin.
Rrugët e bllokuara janë
rrethrrotullimi i Zogut të Zi,
rrethrrotullimi i Pallatit me Shigjeta,
sheshi Wilson,
Rruga e Elbasanit
Bashkia e Tiranës
Kjo mosbindje civile e opozitës e cila pritet të zgjasë 3 orë po zhvillohet në kushte atmosferike të pafavorshme, pasi reshjet e shiut vijojnë me intensitet prej disa orësh.




