Pas performance të shumta dhe goxha të mira në edicionin e 63-të të Festivalit të Këngës, Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm” rrëmbeu vendin e parë, duke siguruar kështu të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision 2025.
Performanca e tyre grumbulloi plot 143 pikë, duke triumfuar në garën e fortë përballë Elvana Gjatës me këngën “Karnaval” (135 pikë) dhe këngën e Alis me këngën “Mjegull” (59 pikë).
Si rrallë herë, diaspora pati një ndikim të madh, duke favorizuar Elvana Gjatën. Por votat e tyre nuk arritën t’i dhuronin fitoren artistes Elavan Gjata.
Pas mbylljes së festivalit, në rrjet u ngritën aludime se kënga “Karnaval” e Elvana Gjatës ngjan shumë me disa performanca të huazuara nga Eurovision 2024.
https://www.tiktok.com/@escgroove/video/7450639824987393302?is_from_webapp=1&sender_device=pc
LEXO EDHE:
Mesazhi i Edlira Çepanit në Fest 63: Forca e vetmja mundësi që ke në jetë
Noizy për herë të parë në skenën e Festivalit të 63-të të Këngës, “shpërthejnë” komentet negative


