Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Alarm te Gjermania para Botërorit, dëmtohet talenti i ri i Bayernit, shqetësohet Nagelsmann

    BBC: Krijohet vaksina e parë në botë e projektuar nga inteligjenca artificiale

    Putin refuzon takimin me Zelenskyn: Nuk shoh arsye për një takim në këtë moment

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag

    December 23, 2024

    Pas sulmit me automjet me 5 viktima në Magdeburg, po diskutohen dështime të mundshme të autoriteteve gjermane. Edhe Bundestagu do të merret me sulmin një ditë para Natës së Vitit të Ri.

    Bundestagu dëshiron të trajtojë në një seancë të posaçme sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg këtë vit. Sipas informacioneve të studios së ARD në Berlin, Komisioni i Brendshëm i Bundestagut dhe Bordi i Kontrollit Parlamentar, i cili kontrollon punën e shërbimeve të inteligjencës do të merret me situatën e sigurisë në Gjermani më 30 dhjetor.

    “Dy ditë pas aktit të tmerrshëm, po dalin në dritë gjithnjë e më shumë detaje për autorin e krimit, të cilat nuk i përshtaten modelit të njohur, por që ngrenë pyetje për autoritetet e sigurisë në federatë dhe në Saksoni-Anhalt”,  deklaroi zëvendëskryetari i grupit parlamentar, Dirk Wiese i SPD. Sipas Wiese, duhet të thirren në mbledhjet e veçanta të Komisionit të Brendshëm dhe Bordit të Kontrollit përveç Ministres Federale të Brendshme,  Nancy Faeseredhe presidentët e Shërbimit Federal të Inteligjencës (BND), Zyrës për Mbrojtjen e Kushtetutës dhe Zyrës Federale për Migracionin dhe Refugjatët (BAMF)

    Faeser dëshiron të hetojë të dhënat që ekzistonin për Taleb A.

    Pas sulmit, ministrja e Brendshme Federale, Nancy Faeser njoftoi hetime shtesë për të zbuluar, se cilat autoritete kishin pasur më parë të dhëna për autorin. “Hetimet nga autoritetet e sigurisë janë në veprim të plotë,” tha Faeser në një deklaratë. Në këtë është përfshirë edhe Zyra Federale e Kriminalistikës dhe autoritetet nuk po lenë “gur” pa lëvizur. “Po hetohen pikëpamjet dhe deklaratat e bëra nga autori, si edhe informacionet dhe procedurat që kanë ekzistuar pranë autoriteteve të ndryshme dhe gjyqësorit”. Nga kjo pritet të nxirren përfundime të sakta.

    Për shembull, Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët bëri të ditur, se kishte marrë informacione për autorin e krimit. BAMF shpjegoi se lajmi u mor nëpërmjet kanaleve të mediave sociale në fund të verës së vitit të kaluar. “Kjo, si çdo këshillë tjetër u mor seriozisht.” Megjithatë, duke qenë se Zyra Federale nuk është një autoritet hetues, personi që dha informacionin iu referua drejtpërdrejt autoriteteve përgjegjëse, siç është e zakonshme në raste të tilla, thuhet në reagimin e BAMF.

    Sipas ekspertëve të sigurisë ka shumë deklarata radikale në internet, por është vështirë të kuptohet nëse një person vetëm radikalizohet në internet apo vepron si në sulmin e tmerrshëm në Magdeburg.

    “Model krejtësisht atipik”
    Zyra Federale e Kriminalistikës kishte marrë një informacion nga Arabia Saudite në lidhje me sulmuesin e Magdeburgut në nëntor 2023. Kreu i Zyrës Federale të Kriminalistikës, Holger Münch, tha në ZDF se kishte filluar edhe procedura ndaj personit. “Policia në Saksoni-Anhalt më pas mori masa hetimore.” Por çështja ishte jo specifike, sipas Münch. Kreu i Zyrës Federale të Kriminalistikës kujtoi se personi i akuzuar për sulmin në Magdeburg kishte “kontakte të ndryshme me autoritetet, bënte ofendime dhe ndonjëherë kërcënonte, por nuk ishte i njohur për akte dhune”. Ishte gazeta “Der Spiegel”, Taleb A. kërcënoi në Twitter se Gjermania do të paguante një “çmim” për trajtimin që iu bënte refugjatëve nga Arabia Saudite. Por këto gjëra duhet të kontrollohen përsëri për të parë, nëse autoriteteve të sigurisë i ka shpëtuar diçka, tha Münch. “Kemi një model krejtësisht atipik këtu dhe duhet ta analizojmë me qetësi tani.”/DW

    Bundestag Magdeburg
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Alarm te Gjermania para Botërorit, dëmtohet talenti i ri i Bayernit, shqetësohet Nagelsmann

    June 5, 2026

    BBC: Krijohet vaksina e parë në botë e projektuar nga inteligjenca artificiale

    June 5, 2026

    Putin refuzon takimin me Zelenskyn: Nuk shoh arsye për një takim në këtë moment

    June 5, 2026

    BE vlerëson progresin e Shqipërisë: Pas Malit të Zi, vendi i radhës drejt anëtarësimit

    June 5, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.