Teksa mbrëmjen e djeshme u përzgjodhën 15 këngët finaliste të cilat pritet të konkurrojnë në natën finale të Festivalit të Këngës, përzgjehdja e bërë u pasua nga reagime të shumta.
Një nga reagimet që bëri bujë në rrjet është edhe reagimi i Devis Xherahu, i cili konkurroi me këngën “Ka momente”.
Nëpërmjet një videoje të publikuar në Instagram, Xherahu shprehu pakënaqësinë e tij për vendimin e jurisë, të cilin e cilësoi dhe si të padrejtë.
“Kënga ime ishte ndër pesë këngët më profesionale dhe më të realizuara, por mbrëmë juria vendosi të më ndalojë padrejtësisht,” u shpreh këngëtari.
Ai shtoi gjithashtu se mungesa e profesionalizmit të jurisë është një nga arsyet kryesore pse shumë artistë kanë braktisur festivalin vitet e fundit.
View this post on Instagram


