Një aksident i rëndë u regjistrua këtë të premte në Fivizzano të Italisë, ku u përfshi një ambulancë.
Sipas burimeve mësohet se ambulanca për shkak të shpejtësisë së lartë u përplas me një mur dhe për pasojë humbi jetën pacienti i moshuar. Ndërkohë që mbetën të plagosur dhe 3 anëtarët e stafit.
Një vullnetar 50 vjeç u transportua me helikopter në spitalin e Pizës për ndihmë mjekësore më të specializuar.
Policia mbërriti në vendngjarje dhe po vijoi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


