Ndarja e artistes Shakira dhe Gerard Piqué u bë publike në qershor të vitit 2022. Mediat shkruan se shkaku i ndarjes ishte tradhtia e futbollistit.
Më pas, Piqué u shfaq në publik me partneren e tij të re, Clara Kian, një 25-vjeçare.
Së fundmi, Shakira ka ndarë me publikun një moment të rëndësishëm për mbështetjen që ka marrë gjatë periudhës së vështirë pas ndarjes.
Këngëtarja kolumbiane ka treguar në një intervistë për “Rolling Stone” se një nga njerëzit që e mbështeti vazhdimisht gjatë atij kohe ishte Chris Martin, këngëtari kryesor i grupit Coldplay.
Pas ndarjes së saj nga futbollisti në vitin 2022, pas 11 vitesh lidhje dhe dy fëmijëve, Shakira e pranoi se ishte një periudhë e vështirë për të.
Ajo theksoi se kishte ndjerë shumë dhimbje, por ishte Chris Martin ai që ishte gjithmonë aty për ta mbështetur.
“Ai më dërgonte mesazhe çdo ditë për të parë si isha, më jepte fjalë mbështetjeje dhe më dërgonte citate që më ndihmonin të gjeja forcë”
Këngëtarja gjithashtu e përshkroi artistin si një person shumë empatik dhe i ndjeshëm, duke theksuar se ai ka një aftësi të veçantë për të kuptuar nevojat e të tjerëve dhe për të qenë i dhembshur.


