Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur ditën e sotme në kryeqytet ku 2 persona ndërruan jetë.
Burimet bëjnë me dije se teksa viktimat diskutonin mes tyre, shtëpia u mbyt në gaz. Për rrjedhojë ata janë asfiksuar nga rrjedha e gazit dhe kanë gjetur vdekjen e menjëhershme.
Njoftimi i Policisë
Më datë 19.12.2024, rreth orës 17:20, në rrugën “Marije Kraja”, dyshohet se janë asfiksuar nga rrjedhja e gazit, pronari i banesës, shtetasi A.M, rreth 47 vjeç dhe një afërm i tij i largët shtetasi V.B, rreth 56 vjeç, të cilët kanë humbur jetën sipas konfirmimit të stafit mjekësor.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.


