Me zërin dhe duart që i dridheshin, e me frymën që i merrej hera herës, krah bashkëshortit të mbytur në lot, nëna e Martin Canit të vrarë pranë shkollës Fan Noli i është drejtuar ashpër ministres së Arsimit Ogerta Manastirliu nga protesta e kësaj të mërkure.
Ajo ka përmendur faktin që nuk i ka ardhur asnjë mesazh ngushëllimi nga ministrja si dhe që në ambientet e Kuvendit ka qeshur kur opozita kishte thirrur interpelancë urgjente për vrasjen e 14 vjeçarit.
“Martini kishte ëndrra të mëdha, më thoshte “Do të bëhem si Ronaldo”. Shkonte çdo ditë në stërvitje dhe studionte. Martini im iku, por të mos ikin “Martina” të tjerë”. Dua dorëheqjen e ministres, drejtoresha e shkollës, mësuesja kujdestare që nuk më tha asnjë fjalë. Ku ishte ajo mësuese që më thoshte në mbledhje që Martini ishte fëmijë shembullor, mblidhte shokët dhe i bënte të buzëqeshnin”, tha mamaja e Martinit, Florina.
“Nuk po them asgjë për atë fëmijë, por ama kishte parandalim për ata fëmijë. Drejtësi për Martinin dhe për Luisin. Shyqyr që ma fali zoti Luisin, sepse ai është djali im tani. Turp të të vijë Ogerta Manastirliu! Nuk erdhe të thoshe as ngushëllime. Lërini ato karrige sepse nuk vlejnë më shumë se gjaku i një fëmije”.
View this post on Instagram


