Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Aksident në tunelin e Llogorasë, përplasen dy automjete, një shofer i plagosur lehtë

    Plagosi pronarin dhe hapi zjarr në lagje, arrestohet muratori shqiptar në Itali

    SHBA shtrëngon vizat, paralajmërim i fortë për ata që veprojnë kundër interesave amerikane, ja mesazhi i ambasadës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Politike

    Hekurudha Vorë-Hani i Hotit/ Gonzato: Përfitime për qytetarët dhe më shumë turizëm

    December 18, 2024
    Hekurudha Vorë-Hani i Hotit/ Gonzato: Përfitime për qytetarët dhe më shumë turizëm

    TIRANË–  Këtë të mërkurë ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së garës ndërkombëtare për linjën hekurudhore Vorë–Hani i Hotit.

    Ai tha se kjo lidhje hekurudhore e Shqipërisë me vendet fqinje dhe të Evropës është një hap jetik për integrimin rajonal.

    Ndër të tjera  Gonzato theksoi edhe vlerën simbolike të këtij projekti se Shqipëria pati edhe konferencën e tretë ndërqeveritare me BE duke hapur grup-kapitullin numër 6.

    “Mali i Zi po bën ecurinë e duhur drejt BE-së, është e rëndësishme që këto dy vende janë në bregdetin e Adriatikut dhe fqinje me njëra tjetrën të shikojnë edhe mënyrën sesi mund të jenë edhe më të lidhur me njëri-tjetrin dhe që pastaj tërësisht gati për t’u bërë shtete anëtare të BE-së. Ky projektet do të sjellë përfitim jo vetëm për qytetarët e Shqipërisë, por edhe për ata të rajonit, lidhja e popujve është në fakt edhe në thelb të të gjithë vizionit të BE-së dhe do të bëjmë rilidhjen e qytetarëve shqiptarë me ata të rajonit dhe Evropës me mundësi të reja me anë të hekurudhës. Kam udhëtuar në rajon për herë të parë në 1995 dhe mund të them që lidhjet ajrore janë përmirësuar dhe ato rrugore pavarësisht se nuk janë në atë nivel që mund të ishin po të mendojmë edhe distancat me kilometra. Në fakt kjo është pengesë që popujt të njihen me njëri- tjetrin prandaj duhet të bëjmë përpjekje të mëtejshme që kryeqytetet e rajonit të jenë gjithmonë e më të lodhur me njëra tjetrën dhe njerëzit ta kenë më të lehtë të kalojnë nga njëri kryeqytet tek tjetri. Kjo nismë e cila na mbledh këtu sot është pjesë e strategjisë evropiane për të zgjeruar edhe më tej rrjetin evropian të transportit që quhet TNT në Ballkanin Perëndimor. Kjo lidhje hekurudhore e Shqipërisë me vendet fqinje dhe të Evropës është një hap jetik për integrimin rajonal. Me zor presim edhe lançimin e punimeve për korridorin 8 një lidhje tjetër strategjike për rajonin dhe për BE-në. Ky projekt do të sjellë përfitime konkrete për të gjithë qytetarët, por do të sjellë edhe më shumë turizëm ndërkombëtar. Shpresoj që kjo linjë e re hekurudhore të përurohet sa më shpejt të jetë e mundur që njerëzit të kenë mundësinë të lëvizin në mënyrë ekologjike. Kjo është e rëndësishme edhe për marrëveshjen e Gjelbër të BE-së. Natyrisht kjo do të jetë pjesë edhe e objektivave të Shqipërisë sepse linjat hekurudhore me energji elektrike do të ulin në fakt ndikimin në mjedis të transportit, do të promovojnë edhe mënyra të tjera të transportit si për mallrat edhe për pasagjerët. Gonzato tha se “ndërkohë që Shqipëria ecën përpara me negociatat e saj për anëtarësim dhe vë më zbatim reformat e domosdoshme, BE mbetet partneri juaj këmbëngulës dhe ne ofrojmë përfitime të prekshme për qytetarët tuaj si projekti i sotëm.”-u shpreh ai./Radar.al

    Vorë-Hani i Hotit/ Hapet gara për linjën hekurudhore, Balluku: Punësohen 1 mijë persona

     

    Silvio Gonzato
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Aksident në tunelin e Llogorasë, përplasen dy automjete, një shofer i plagosur lehtë

    April 23, 2026

    Plagosi pronarin dhe hapi zjarr në lagje, arrestohet muratori shqiptar në Itali

    April 23, 2026

    SHBA shtrëngon vizat, paralajmërim i fortë për ata që veprojnë kundër interesave amerikane, ja mesazhi i ambasadës

    April 23, 2026

    Ministri Nufi: ‘KAYO’ do të koordinojë industrinë ushtarake, në linjë me angazhimet e Shqipërisë në NATO

    April 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.