Një lajm i mirë për familjen e 14 vjeçarit i cili mbeti i plagosur gjatë ngjarjes tragjike tek shkolla Fan Noli në Tiranë, ku shoku i tij Martin Cani mbeti i vdekur pas goditjeve me thikë, dyshohet nga autori Mario Përlleshi.
Luis Meçja do të trajtohet nga fizioterapistët e ekipit kombëtar në klinikën e specializuar në “Shtëpinë e Futbollit” dhe shpenzimet do të mbulohen nga Federata e Futbollit gjatë gjithë trajtimit.

Federata Shqiptare e Futbollit njofton
Federata e Futbollit ka marrë përsipër trajtimin e 14-vjeçarit Luis Meçja, lojtarit të Dinamo City të përfshirë në konfliktin e ndodhur në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli”.
Luisi ka nisur trajtimin me fizioterapistët e ekipit Kombëtar në klinikën e specializuar në “Shtëpinë e Futbollit”.
I urojmë Luisit rikthim sa më të shpejtë në fushat e blerta!



