Nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga aksidenti i mbrëmjes së 17 dhjetorit në Sauk mjeku specializant në QSUT, Vanion Cinari.
FOTO/ Mjeku që humbi jetën në aksident ishte anestezist, kolegët postim drithërues
Ai ka ndërruar jetë tek Spitali i Traumës ku u dërgua me urgjencë. Lajmin e kanë dhënë miq e kolegë në rrjetet sociale, shkruan Radar.al.
“Ndahet Nga Jeta Dr Vanion Cinari“, shkruan një prej tyre teksa bashkangjit dhe foton.
Nga aksidenti që ndodhi mbrëmjen e të martës në Sauk u plagos dhe një vajzë. Burimet thanë se e plagosura, 32-vjeçarja Alba Shehaj ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Aksidenti i trefishtë në Sauk, zbulohen detaje nga gjendja e të plagosurve (emrat)


