Këto janë pamjet e momenteve kur është arritur që speleologia italiane Ottavia Piana të nxirret nga shpella ku kishte ngecur prej disa ditësh.
Ajo thuhet se pësoi trauma në rruaza dhe brinjë, fraktura në kockat e fytyrës dhe në gju.
Ottavia Piana, 32 vjeç, e konsideruar një eksperte në speleologji, u lëndua pasi ra nga një lartësi prej 5 metrash të shtunën mbrëma, gjatë një ekspedite me tetë persona të tjerë për të hartuar një degë të paeksploruar të shpellës Bueno Fonteno. Ajo kishte rënë më parë në të njëjtin sistem shpellash vitin e kaluar, duke thyer këmbën dhe duke mbetur e bllokuar për 48 orë.
Prekëse/ Operacion i madh shpëtimi për instruktoren 32-vjeçare, e bllokuar 585 metra nën tokë


