Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Përplasje e ashpër në Kuvend, Agron Shehaj përjashtohet nga seanca pas debateve me ministrin Malaj

    Shqipëria U-19 për vajza mëson kundërshtaret në kualifikueset e Europianit 2027, kuqezinjtë në grup me Letoninë, Qipron dhe Moldavinë

    Britani/ Zjarri shkatërron mini-kopshtin zoologjik, digjen pothuajse të gjitha kafshët

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    11 vite burg për pronarin dhe bashkëpunëtorin e tij të Call Center. Vodhën 7 milionë euro nga gjermanët

    July 8, 2024
    11 vite burg për pronarin dhe bashkëpunëtorin e tij të Call Center. Vodhën 7 milionë euro nga gjermanët

    Erjon Kasmi organizatori I skemës mashtruese të Call Center u dënua nga GJKKO me 11 vite burg.

    Kjo skemë mashtrimi shkaktoi dëm prej 7 milion eurosh për qindra shtetas në BE.

    Nga hetimet e bëra përgjatë 2021  rezultoi  se shtetas gjermanë, francezë, italianë, spanjollë dhe grekë merrnin ftesa  nga agjentët e subjektit Bluenergycall sh.p.k. për të kryer investime në bursa kombëtare , duke bërë depozitim parash në platformat mashtruese .

    Depozitat e viktimave realizoheshin në banka të vendeve të ndryshme; në Bullgari, Qipro, Lituani , Poloni.

    Sipas prokurorisë, u provua se një pjesë e parave të depozitave të viktimave kanë përfunduar në llogaritë e të pandehurve në Shqipëri.

    Njoftimi për mediat:

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë11.2023 Nr. Regj.Them. 38/123, ka paraqitur pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën penale me objekt: Gjykimin e çështjes penale në lidhje me procedimin penal nr.300 të vitit 2021 ndaj të pandehurve: Erjon Kasmi, Xhulian Xhafa, Anduel Gjergji, Ariol Zenuni, Denada Bardhi, Emion Orizaj, Ermir Shehu, Eris Kurila, Evis Mahmutaj, Ilir Shkurti, Indrit Tila, Klevin Molla, Skerdi Llupi.

    Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Rudina Palloj Erjon Bani dhe Erjon Çela, bazuar në nenet 112, 190, 379, 380, 389, 380, 388 të Kodit të Procedurës Penale dhe neneve 1/c, 28/4, 47-50, 55, 143/b/2, 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal, me vendimin Nr. 43, datë 08.07.2024, vendosi:

    Deklarimin fajtor të të pandehurit Erjon Kasmi për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 143/b, pg 2, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 11 (njëmbëdhjetë) vite burgim.

    Deklarimin fajtor të të pandehurit Erjon Kasmi, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, pg 1 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim.
    Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Erjon Kasmi dënohet me një dënim të vetëm prej 11 (njëmbëdhjetë) vite burgim.

    Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Erjon Kasmi i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 7 (shtatë) vite e 4 (katër) muaj burgim.

    Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit dhe dënimi me burgim nga i pandehuri Erjon Kasmi do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në referim të parashikimeve të nenit 16, pika 1, shkronja a) të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

    Deklarimin fajtor të të pandehurit Xhulian Xhafa për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 143/b, pg 2, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 10 (dhjetë) vite burgim.

    Deklarimin fajtor të të pandehurit Xhulian Xhafa, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, pg 2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
    Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Xhulian Xhafa dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vite burgim.

    Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Xhulian Xhafa i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vite e 8 (tetë) muaj burgim.

    Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit dhe dënimi me burgim nga i pandehuri Xhulian Xhafa do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në referim të parashikimeve të nenit 16, pika 1, shkronja a) të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

    Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Anduel Gjergji, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 2 i Kodit Penal, në referim të nenit 388, pika 1, shkronja d) të K.Pr.Penale, pasi nuk provohet se e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

    Bazuar në nenin 389 të Kodit të Procedurës Penale, konstatohet shuarja e masës së sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj të pandehurit Anduel Gjergji me vendimin 313, datë 21.10.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

    Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Ariol Zenuni, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 2 i Kodit Penal, në referim të nenit 388, pika 1, shkronja d) të K.Pr.Penale, pasi nuk provohet se e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

    Bazuar në nenin 389 të Kodit të Procedurës Penale, konstatohet shuarja e masës së sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj të pandehurit Ariol Zenuni me vendimin 60, datë 15.07.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

    Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Emion Orizaj, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 2 i Kodit Penal, në referim të nenit 388, pika 1, shkronja d) të K.Pr.Penale, pasi nuk provohet se e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

    Bazuar në nenin 389 të Kodit të Procedurës Penale, konstatohet shuarja e masës së sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj të pandehurit Emion Orizaj me vendimin 60, datë 15.07.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

    Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Eris Kurila, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 2 i Kodit Penal, në referim të nenit 388, pika 1, shkronja d) të K.Pr.Penale, pasi nuk provohet se e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

    Bazuar në nenin 389 të Kodit të Procedurës Penale, konstatohet shuarja e masës së sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj të pandehurit Eris Kurila me vendimin 60, datë 15.07.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

    Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Evis Mahmutaj, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 2 i Kodit Penal, në referim të nenit 388, pika 1, shkronja d) të K.Pr.Penale, pasi nuk provohet se e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

    Bazuar në nenin 389 të Kodit të Procedurës Penale, konstatohet shuarja e masës së sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj të pandehurit Evis Mahmutaj me vendimin 60, datë 15.07.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

    Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Ilir Shkurti, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 2 i Kodit Penal, në referim të nenit 388, pika 1, shkronja d) të K.Pr.Penale, pasi nuk provohet se e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

    Bazuar në nenin 389 të Kodit të Procedurës Penale, konstatohet shuarja e masës së sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj të pandehurit Ilir Shkurti me vendimin 132, datë 18.03.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

    Deklarimin e pafajshme të të pandehurës Denada Bardhi, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 2 i Kodit Penal, në referim të nenit 388, pika 1, shkronja d) të K.Pr.Penale, pasi nuk provohet se e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

    Bazuar në nenin 389 të Kodit të Procedurës Penale, konstatohet shuarja e masës së sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj të pandehurës Denada Bardhi me vendimin 136, datë 20.03.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

    Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Indrit Tila, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 2 i Kodit Penal, në referim të nenit 388, pika 1, shkronja d) të K.Pr.Penale, pasi nuk provohet se e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

    Bazuar në nenin 389 të Kodit të Procedurës Penale, konstatohet shuarja e masës së sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj të pandehurit Indrit Tila me vendimin 132, datë 18.03.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

     

     

    Call Center GJKKO skemë mashtrimi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Përplasje e ashpër në Kuvend, Agron Shehaj përjashtohet nga seanca pas debateve me ministrin Malaj

    June 11, 2026

    Shqipëria U-19 për vajza mëson kundërshtaret në kualifikueset e Europianit 2027, kuqezinjtë në grup me Letoninë, Qipron dhe Moldavinë

    June 11, 2026

    Britani/ Zjarri shkatërron mini-kopshtin zoologjik, digjen pothuajse të gjitha kafshët

    June 11, 2026

    Kolonjë/ Po mblidhte qershi me të afërmit, 70-vjeçari humb jetën në mënyrë të papritur

    June 11, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.