Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Londër ku një burrë mësohet se i ka vënë flakën vetes para kalimtarëve dhe policisë.
Burimet bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje familjare, për të cilën policia ishte thirrur në vendngjarje.
Pas aktit të vetëdjegies, policët dhe disa kalimtarë shpërndanë zjarrin duke përdorur shkumëzues zjarri dhe duke e mbuluar me një xhaketë.
Shërbimet e urgjencës, përfshirë Ambulancën e Londrës dhe Brigadën e Zjarrit të Londrës, mbërritën në vendngjarje dhe transportuan burrin në spital.
Fatmirësisht mësohet se gjendja e tij nuk është e rrezikshme për jetën, por ka pasur edhe një oficer të policisë që ka pësuar djegie të lehta dhe është trajtuar në spital.



