SIRI– Pak ditë pas rënies së regjimit të Bashar al-Assad dhe ikjes së të gjithë klanit të tij familjar, milicët sirianë zbuluan depo droge, në veçanti Captagon, droga sintetike më e përhapur në Lindjen e Mesme.
Edhe në vilën e vëllait të Assadit, Maher al-Assad, dhoma në katin e parë përdorej si laborator për prodhimin e drogës. Në vilë u gjetën fuçi me lëndë të parë dhe shumë makineri.

Për regjimin burimi kryesor i të ardhurave ishte trafiku i drogës dhe Siria ishte në fakt një narko-shtet. Rrjeti i prodhimit dhe kontrabandës së drogës i udhëhequr nga Maher al-Assad dërgoi shumicën e substancave të prodhuara në Siri në botë nëpërmjet Libanit.
Për 50 vjet me rradhë familja Assad sundoi mbi Sirinë me një dorë të hekurt, me raporte të dokumentuara gjatë për torturat masive të burgosjeve, vrasjet jashtëgjyqësore dhe mizoritë kundër popullit të tyre.
Të dielën, pas 13 vitesh lufte civile që copëtoi vendin, regjimi u rrëzua. Luftëtarët rebelë e shpallën Damakun “të çliruar” në një deklaratë video në televizionin shtetëror, duke e dërguar presidentin sirian Bashar al-Assad të arratisej në Rusi./ LaRepubblica/Radar.al



