Ditën e sotme kanë dalë në pah rezultatet e aktekspertimit të thikës, me anë të cilës u plagos për vdekje 14-vjeçari, Martin Cani.
Burimet bëjnë me dije se rezultatet e thikës nga gjurmët e gjakut zbuluan dy profile ADN-je.
Një prej profileve të ADN-së përputhet me viktimën Martin Cani, i cili humbi jetën pasi u godit disa herë me thikë në zemër. Ndërsa profili i dytë përputhet me atë të shokut të Martinit, Luis Meçjas, i cili mbeti i plagosur.
Për rrjedhojë mësohet se e njëjta thikë është përdorur për të vrarë 14-vjeçarit, si edhe për të plagosur shokun e tij të ngushtë.


