Drejtori i qendrës shëndetësore në Cakran, Tonin Xhelaj na ka zbuluar më shumë me gjendjen shëndetësore të 17-vjeçarit, i cili u plagos me thikë nga bashkëmoshatari i tij.
Xhelaj, pohon se i mituri i dëmtuar u paraqit për ndihmë mjekësore i shoqëruar nga shokët, teksa mori 4 goditje me thikë. Mjeku ka njoftuar se i mituri është jashtë rrezikut për jetën dhe aktualisht po merr trajtim të specializuar në Spitalin Rajonal të Fierit.
“Se si ndodhi ngjarja, unë nuk mund ta them, sepse nuk isha prezent. Ne na morën në telefon mësuesit, ka ndodhur një ngjarje. Sa bëmë ne gati grupin për të shkuar, 17-vjeçarin e sollën këtu mësuesit dhe nxënësit, shokët e vet. Ishte me pak hemoragji nga krahu i majtë. Gjenja e tij ishte e qëndrueshme. Ju dha ndihma këtu dhe u nis për mjekim të specializuar në spitalin rajonal të Fierit. Kishte katër goditje, por ishte jashtë rerzikut për jetën. I riu ishte koshient”, tha Xhelaj.


