Një rrjet i trafikut të armëve nga Kosova në Shqipëri është shkatërruar nga policia.
Nga detajet e para rreth operacionit mësohet se kanë rënë në pranga 15 persona dhe janë kapur 50 armë.
Operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet e Kosovës. Pritet që në vijim policia shqiptare të japë detajet e aksionit.


