“Do të jetë mosbindja më e fuqishme civile, që duhet të ketë efektin e elektroshokut për qeverinë e Edi Ramës”.
Me këtë fjali, Sali Berisha lajmëroi pak ditë më parë se protesta e radhës e PD do të mbahet më 23 dhjetor.
Kjo do jetë protesta e parë që do të marrë pjesë edhe Berisha pas lirimit të tij nga arresti shtëpiak.
Por në PD po diskutohen disa skenarë për mënyrën si kjo protestë do të organizohet.
Një nga idetë është bllokimi i rrugëve të Tiranës ose marshim që nis nga selia e PD nëpër rrugët e Tiranës.
Në këtë rast protestuesit do të udhëhiqen nga kryedemorkati Berisha dhe deputetë të tjerë të PD.
Berisha lajmëron protestë në 23 Dhjetor: Do të jetë mosbindja më e fuqishme civile


