Ditën e sotme mësohet se ka dështuar seanca e parë në Gjykatën e Posaçme, ku pritej përballja e kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi me ish-drejtorin e Policisë së Shkodrës Edmond Sula.
Burimet bëjnë me dije se seanca nuk u zhvillua pasi nuk u paraqit as avokati i Bardhit, por edhe vetë kreu i grupit parlamentar i PD-së mungoi, pasi ndodhet në Londër, Angli.
Në këtë seancë pritej që palët të ishin prezente për të zgjidhur konfliktin me mirëkuptim mes njëri-tjetrit, por kjo nuk u realizua dot.
Ju kujtojmë se në shtator të këtij viti, Bardhi u shpreh Kuvend se ish-drejtori i Policisë së Shkodrës Edmond Sulaj u emërua në këtë pozicion nga bandat.
Bardhi lexoi dy biseda në sky, ku Pëllumb Gjoka dhe një tjetër diskutonin për emërimin e një ‘Mondi’ në krye të Policisë së Shkodrës.
Pas këtyre akuzave, reagoi edhe Sulaj, ku tha se deklaratat e Bardhit janë shpifje ndaj tij që cenojnë figurën e tij si Drejtor i Policisë së Shkodrës.


