TIRANË– Ditën e sotme deputetja socialiste, Klotilda Bushka, përmes një deklarate për shtyp, ka lexuar opinionin e Komisionit të Venecias për pajtueshmërinë e mandatit të Olta Xhaçkës.
Bushka është shprehur se nga ana e Partisë Socialiste, çështja është trajtuar bazuar në argumente juridike dhe qëndrime që ngrihen mbi parime kushtetuese dhe jo mbi interesa politike.
Gjithashtu deputetja e Partisë Socialiste ka deklaruar se vendimet e Gjykatës Kushtetuese apo Opinionet e Venecias nuk mund të bëhen pjesë e diskursit politik.
“Procesi, përfshirë opinionin e Venecias, pati një karakter tërësisht teknik dhe u trajtua nga ne bazuar në argumente juridike dhe qëndrime që ngrihen mbi parime kushtetuese dhe jo mbi interesa politike. Besojmë se një vendim gjykate, aq më tepër një opinion i Venecias nuk mund të bëhet pjesë e diskursit politik, pasi çështjet juridike nuk mund të zgjidhen me mjete politike. Dhe koha na dha të drejtë.”– tha Bushka./Radar.al
Komisioni i Venecias publikon raportin në lidhje me mandatin e Olta Xhaçkës
Opinioni i Komisionit të Venecias për “Xhaçkën”/ Bardhi: Puç kushtetues ndaj shtetit ligjor


