Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti nga tendat e Frontit Europian në mbrojtje të gjuhës shqipe u shpreh se Gjykata Kushtetuese duhet ta hedhë poshtë debatin për cungimin e gjuhës shqipe, ose përndryshe nuk do të ketë qetësi.
Ahmeti më tej u shpreh se ne duam demokraci, ne duam që vendi ynë të jetë gjithmonë në progres dhe sa më afër integrimit evropian.
“Në këto momente jo aq të mira për ne, neve po na rrezikohet diçka e shenjtë e fituar me gjak nëpër shekuj, gjuha jonë. Do doja nga ky shesh t’i drejtohem Hristijan Mickoskit.
Ne duam paqen, ne duam demokraci, ne duam liri, e duam për të gjithë, ne duam që vendi ynë të jetë gjithnjë e më tepër në progres dhe sa më afër BE-së, e jo të veprojmë në institucione për të dëmtuar një gjuhë e cila është zyrtare dhe e dalë nga një process dialogues.
Këta tanët çdo ditë i ndërrojnë qëndrimet, unë e di se sa trimëri kanë. Gjykata le të vendosë drejtë, ndryshe qetësi nuk ka”, u shpreh Ahmeti.
LEXO EDHE:
Mbrojtja e Gjuhës Shqipe/ BDI protestë përpara Kushtetueses: Nuk lejojmë cënimin e shqipes


