PRISHTINË– Anëtari i Këshillit të Vetëvendosjes në komunën e Prishtinës, Gëzim Sveçla, shihet në një video të bërë virale në rrjet teksa shkatërron pajisjet në sallën e mbledhjeve në Komunën e Prishtinës.
Ndërkohë sipas asambleistit të LDK-së, Egzon Pacolli, kjo ndodh pas miratimit të buxhetit.
“Reagimi i djalit të axhës të Xhelal Sveçlës dhe shefi i grupit të asambleistëve të VV-së, Gzim Sveçla pasi kaloi buxheti në Komunën e Prishtinës, kjo tregon kush ia do të mirën qytetarëve.“-ka shkruar Pacolli./Radar.al


