Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shqetësimi i BE: Rrjetet sociale po ndikojnë negativisht në shëndetin mendor të të rinjve

    Drejt ribotimit “Sekreti i fshehur në libra” i shkrimtares së njohur Rovena Rrozhani

    Urdhër-arrest për tre ndërtues/ Hetimet për zyrtarët e IMT dhe IKMT për 2 kate mbi leje, një tjetër biznesmen detyrim paraqitje

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Doja të v*isja!” Thuajse iu dorëzua tumorit, Diana i lutet bashkëshortit: Mos më lër, mund të iki nesër…

    December 8, 2024

    Diana e gjeti dashurinë e jetës së saj, Robertin kur ishte vetëm 14 vjeçe e ai 16. Ata vendosën të ndërtonin jetën bashkë, por në moshë fare të re, Diana mori një nga goditjet e para të jetës, humbjen e fëmijës ende në bark. Ajo tregon në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan se edhe dy shtatzënitë  që pasuan prej të cilave ka dy djem, ishin mjaft të vështira.

    Pas rënies së regjimit të diktaturës, motra i ofroi të shkonte në Itali  ku ajo e Roberti jetojnë edhe sot. Çifti ka qenë i lumtur së bashku, por Diana është gjetur disa herë në beteja të forta shëndetësore në të cilat Roberti s’e ka lënë kurrë vetëm.

    Diana: Në 2005 kam bërë operacionin e parë me tumor. Kaloi një periudhë e vështirë, e mora veten, u bëra mirë. Atje, për fat, fillova të punoja. 

    Ardit Gjebrea: Po bashkëshorti, Roberti?

    Diana: Vete e vjen, Roberti më shumë rri këtu sesa atje. Por gjëja më e tmerrshme është se në 2013-ën m’u shfaq prapë tumori, akoma më keq se më përpara dhe tumor agresiv që doktorët nuk më dhanë shpresë.

    Ardit Gjebrea: Kush të shërbente, kush të qëndronte pranë?

    Diana: Në atë moment, Roberti rrinte pranë, madje ai flinte me legen, më falni për këtë shprehje, me legen te koka, unë flija në krevat, ai rrinte poshtë me legen. Bëra një kimioterapi që edhe një armiku nuk ia uroj këtë gjë. U futa në dhe dhe dola nga dheu! Aq e vështirë ishte sa u thosha fëmijëve nuk dua ta bëj më, dua të vdes! Çunat më thoshin “Çfarë? Ne të marrim me gjithë krevat e të çojmë në spital, ti do të jetosh për ne!”

    Edhe pse jetojnë në Itali, Roberti është shumë i lidhur me Shqipërinë e vjen shumë shpesh. Së fundmi, ai shpreson që të mund të përkushtohet në forcën politike në të cilën beson dhe të kthehet në Shqipëri. Diana s’është dakord e ka ardhur t’i bëjë një kërkesë, sidomos pas një episodi shumë të vështirë që i ndodhi një javë më parë.

    Diana: Më fal që të lashë 2 net pa gjumë, por jam e lumtur që të bëra këtë surprizë dhe të them, ti e di, ne kemi 45 vjet bashkë, 41 vjet të martuar dhe 45 vjet që njihemi, që jetojmë bashkë. Ne të dy nuk jemi vetëm burrë e grua, ne më shumë jemi si shokë, si një familje e lumtur, pavarësisht se kemi vuajtur shumë se kemi dy djem të shkëlqyer, dy nuse shumë të mira që edhe e dyta po na jep nipin, me 4 nipër të shkëlqyer. Unë ta bëra këtë surprizë se ti meriton çdo gjë në jetë, se ti ke bërë shumë për mua, shumë fare. Kur unë kam vuajtur, ti gjithmonë ke qenë pranë meje. Unë kam fjetur në krevat dhe ti ke fjetur poshtë në tokë…
    Robert: Gjithë burrat e kanë për detyrë!

    Diana: Jo, jo nuk janë të gjithë burrat që e kanë për detyrë këtë, por ti e di se çfarë më ndodhi mua para  një jave. Nuk ta thashë Ardit, e lashë për ta thënë tani në fund. Para një jave, mua më ndodhi një gjë shumë e çuditshme. Vajta te doktoresha ime e familjes për të shkruajtur ilaçet. Atje, ajo më pa që nuk isha mirë. Më mati tensionin dhe tensionin e kisha të lartë. Më dha një gjë për t’u qetësuar. Pastaj unë ngadalë-ngadalë ika që aty, nuk po më kujtohej asgjë. Në atë çast m’u kujtua vetëm mami im. Fillova të merrja mamin tim në telefon, atë e tremba, fillova të qaja e të bëja. Ajo më tha “mos u shqetëso sepse do të të vijë kujtesa”. Sot nuk jemi asgjë në këtë botë prandaj unë të them jemi sot, s’jemi nesër. Unë dua që ti këto vitet që kanë ngelur, nuk e di, mund të vdes edhe nesër, mund të vdes edhe 100 vjeçe, dua që ti të më premtosh të mos më lësh më vetëm, të jesh gjithmonë me mua. Edhe mua nuk më pëlqen të rri në Itali, por ne do të rrimë se unë jam e sëmurë, kam vizitat, kemi familjen, kemi djalin kështu që ne duhet të rrimë. Unë për këtë të kam sjellë këtu që ti të më japësh fjalën që nuk do të më lësh më vetëm se më ndodhi njëherë, mund të më ndodhë herë të tjera.

    diana dhe roberti tv klan
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shqetësimi i BE: Rrjetet sociale po ndikojnë negativisht në shëndetin mendor të të rinjve

    June 16, 2026

    Drejt ribotimit “Sekreti i fshehur në libra” i shkrimtares së njohur Rovena Rrozhani

    June 16, 2026

    Urdhër-arrest për tre ndërtues/ Hetimet për zyrtarët e IMT dhe IKMT për 2 kate mbi leje, një tjetër biznesmen detyrim paraqitje

    June 16, 2026

    Shqipëria proteston, burri i Spiropalit bën karshillëk me rolex-in e tij

    June 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.