Analisti Neritan Sejamini i ftuar në emisionin “Kjo Javë”, në Neës24, përveçse përmendi historinë e “Ditës së Rinisë”, foli më tej dhe për rolin e Sali Berishës në 8 dhjetor 1990.
“Berisha mori rol më pas. Ne na u bashkuan pedagogët janë Arben Imami, Omer Stringa, Gramoz Pashko, që ishin pedagogët, ndërsa roli i Berishës ishte i mëpasshëm, jo në ato ditët e protestave të studentëve”, tha Sejamini.
Ai u shpreh se pas vendosjes së pluralizimit, elita që mori përsipër zhvillimet ishte e papërgatitur.
“Idetë tona dhe të elitës që erdhi në pushtet, ishte e kufizuar në konceptet dhe përvojën e saj. Pra gjithçka që ndodhi më pas është e justifikuar, e kuptushme. Por edhe sot pas 34 vitesh ne nuk jemi shkëputur nga mentaliteti i komunizmit”, tha Sejamini.


