Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Je i fundit që mund të flasësh në emër të protestuesve”/ Balla-Berishës: Të sfidoj të shkosh sot pasdite në protestë

    Guvernatori Newsom: Trumpi zhvillon një fushatë kundër meje

    “Drejtësia me statistika, më e keqe se padrejtësia”/ Me çantën plot me dokumente, Kryemadhi paraqitet në GJKKO

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Të kuqtë nuk dinë t’i “vr*sin” ndeshjet, fundi bëhet problem për Partizanin

    December 7, 2024
    Të kuqtë nuk dinë t’i “vr*sin” ndeshjet, fundi bëhet problem për Partizanin
    Ky i sivjetshmi mund të etiketohet si Partizani i ekstremeve. Skuadra e kuqe së fundmi u ndëshkua në minutën e fundit nga Egnatia në “Arenën e Demave”, duke i ikur nga duart një fitore, që do ta “blindonte” në krye të renditjes.

    Nuk ia doli, por kjo nuk është ndeshja e parë e të kuqve që vendoset në fund. Nga 16 ndeshje të luajtura në total, Partizani ka arritur të shënojë ose është ndëshkuar në fund në plot 8 ndeshje. Në katër sfida të kuqtë e kanë kthyer në favor ndeshjen e tyre dhe kanë arritur të shpëtojnë plot 10 pikë, nga 29 që kanë në total. Në katër të tjera e kanë pësuar, duke humbur tetë pikë në katër ndeshje. Në të gjitha rastet të kuqtë janë barazuar, duke mos u përmbysur.

    NDESHJET Siç shihet në tabelë, të kuqtë arritën të ndëshkojnë Skënderbeun dhe të marrin fitoren në fund në fazën e parë dhe në javën pasardhëse mposhtën Teutën duke siguruar 3 pikët me një gol të Mba në të 89-ën. Më pas vijmë në sfidën e fazës së dytë ndaj Vllaznisë, ku me një gol në shtesë të Mba, skuadra e kuqe mori një barazim të vyer kundër Vllaznisë në Shkodër.

    Në tri ndeshje të tjera golat në fund kanë shkuar në favor të kundërshtarëve. Lorenco Vila me Dinamon i hoqi Rrapajt fitoren nga duart, teksa më pas Ballhysa barazoi Zekën pak minuta pranë fundit. Para katër javësh Teuta shënoi në fund dhe vulosi një barazim 1-1, që zbriti të kuqtë nga kreu, edhe pse me pikë të barabarta me Partizanin. Të enjten rezultoi që edhe Egnatia t’i marrë një barazim në minutat e fundit në një ndeshje plot tension e polemika.

    “X” Barazimet janë rezultati më i shpeshtë i Partizanit në këtë kampionat. Të kuqtë numërojnë plot tetë barazime në 16 javë, çka tregon se 50% e ndeshjeve janë mbyllur me këtë rezultat. Të kuqtë janë skuadra e tretë në kampionat me më shumë barazime, pas Tiranës (11) dhe Elbasanit (9). Nga ana tjetër, Partizani ka arritur shtatë fitore, sa Egnatia, Dinamo dhe Vllaznia. Fakti që ka vetëm një humbje është edhe shkaku kryesor përse skuadra e Veselinoviç ndodhet në krye të renditjes./PanoramaSport

    Partizani Skenderbeu Të kuqtë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Je i fundit që mund të flasësh në emër të protestuesve”/ Balla-Berishës: Të sfidoj të shkosh sot pasdite në protestë

    June 18, 2026

    Guvernatori Newsom: Trumpi zhvillon një fushatë kundër meje

    June 18, 2026

    “Drejtësia me statistika, më e keqe se padrejtësia”/ Me çantën plot me dokumente, Kryemadhi paraqitet në GJKKO

    June 18, 2026

    Falsifikuan dokumente dhe tjetërsuan prona, ekzekutohen 14 masa sigurie në Dibër

    June 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Kampionë të lirisë

    Albatros Rexhaj Mbrëmjen e të mërkurës isha te Arena për të parë ndeshjen. Mbaroi, dolëm,…

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.