PRISHTINË– Mbrëmjen e së premtes në Big Brother VIP Kososa u shfaq klipi me reagimin e ish-të dashurit të Anës, një reagim ky që erdhi pasi kaloi një natë me Kevinin.
“Njësoj si me mua.”- është shprehur i dashuri i Anës.
Gjatë këtij klipi ai e komentoi edhe Kevin, i cili tha se nuk i bën fare përshtypje ajo që tha ish-i dashuri i Anës.
Ndërkohë nga ana tjetër Ana publikoi një deklaratë të fortë në rrjetet sociale, duke akuzuar produksionin për manipulime dhe lojëra pas shpine. Ajo shprehet se produksioni ka sjellë në vëmendje një ish-të dashur të saj, duke mos e informuar paraprakisht.
“Vetëm dua të tregoj të gjithëve se të gjitha këto janë lojëra të produksionit pa dijeninë time. Ai person që ka reaguar ka qenë i dashuri im kohë më parë dhe ka qenë lidhje e shkurtër.”-shkruan Ana.
Ndër të tjera shihet se Ana akuzon produksionin se po përpiqet të krijojë tensione mes saj dhe partnerit të saj aktual, Kevinit, duke e përfshirë këtë të fundit në lojëra xhelozie.
“Produksioni i pist do të mundohen gjithsesi të më xhelozojnë mua dhe ta kthejnë Kevinin kundër meje.”- vijon ajo./Radar.al



