Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Kishim planifikuar një dasmë madhështore”/ Juela Nikolli rrëfen momentet e vështira të vdekjes së të fejuarit

    Detaje të reja nga tragjedia në Itali, shqiptari në orarin e punës mori çengelin dhe…

    Shqiptari e përplasi me makinë, ndërron jetë pas një jave në spital pensionisti italian

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Bllokimi 5 orë i autobusëve me pasagjer që udhëtonin nga Greqia dhe për në Kretë, policia del me sqarim

    December 6, 2024

    Në media u raportua se dy autobusë me pasagjerë nga Greqia ishin bllokuar për më shumë se pesë orë në Gjirokastër pasditen e të premtes, 6 dhjetor.

    Policia e Gjirokastrës ka reaguar më pas duke bërë të ditur se seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare bazuar në informacionet e siguruara në rrugë ligjore, ka ndaluar 2 autobusë të linjës Tiranë-Kretë dhe Athinë-Gjirokastër.

    Gjatë kontrollit janë konstatuar mallra të dyshuara kontrabandë, dhe për këtë fakt u shoqëruan në ambientet e Policisë për verifikim.

    Gjatë kontrolleve të ushtruara në dy autobusët policia thotë se gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 35 kuti me medikamente të ndryshme, disa steka me paketa me cigare, disa kuti me “Nescafe”, qumësht pluhur, vaj ulliri dhe mallra të tjera, të cilat nuk i kishin deklaruar konform ligjit në Pikën Doganore të Kakavijes.

    Në vijim të veprimeve procedurale u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për 3 shtetas (shoferët e autobusëve), për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”, parashikuar nga nenet 172 dhe 174 i Kodit Penal.

    Në lidhje me ankesat e pasagjerëve që kanë qenë duke udhëtuar me këta autobusë, Policia thotë se ka njoftuar shoqëritë përkatëse të cilat dërguan autobusë të tjerë duke mundësuar transportimin e pasagjerëve drejt destinacioneve të tyre.

    autobuset ne gjirokaster kontrabande kontroll
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Kishim planifikuar një dasmë madhështore”/ Juela Nikolli rrëfen momentet e vështira të vdekjes së të fejuarit

    April 18, 2026

    Detaje të reja nga tragjedia në Itali, shqiptari në orarin e punës mori çengelin dhe…

    April 18, 2026

    Shqiptari e përplasi me makinë, ndërron jetë pas një jave në spital pensionisti italian

    April 18, 2026

    Ky është spraji që efektivët hodhën për shpërndarjen e protestuesve të PD, përdoret prej dekadash nga policia

    April 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.